Berat,divorci më bashkëshorten e çon radiologun e poliklinikës në vetëvrasje
Divorcit nga bashkëshortja duket se nuk i ka rezistuar dot një radiolog i poliklinikës së Beratit pasi i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrare.
Bëhet fjalë për shtetasin Makilian Laçka, 35 vjeç, babai i një fëmije, i ka dhënë fund jetës, pas një gjendjeje të rënduar psikologjike në të cilën ndodhej. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “30vjetori”, brenda banesës së familjes Laçka. Viktima punonte pranë poliklinikës së qytetit, i specializuar në radiografi.
Burime pranë Policisë thanë se, shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të jetë bërë ndarja me bashkëshorten e 35vjeçare. Pasi kanë parë gjendjen e tij të rënduar, kolegët të poliklinikës kanë dashur ta ndihmojnë, duke e këshilluar, por duket se nuk ia kanë dalë dot. Ai i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në litar, ndërsa ka shfrytëzuar kohën kur ndodhej i vetëm në banesën e tij. Kolegë të 35 vjeçarit tregojnë se Makilian Laçka rridhte nga një familje mjekësh, shumë e nderuar në qytetin e Beratit. Grupi i punës po vazhdon hetimet për ngjarjen.