Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook drejt një ndryshim të madh

Facebook pritet të bëjë një ndryshim të madh

Facebook mund të bëjë ndryshimin më të madh në këtë rrjet social, prej se është lansuar.

Menaxherët e rrjetit social më të madh në botë, po planifikojnë që t’i ndajnë lajmet që paraqiten në murin e secilit apo “news feed” siç njihet me terminologjinë angleze, në tema të ndryshme, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Disa nga përdoruesit e këtij rrjeti, tashmë janë bërë pjesë e fazës së testimit dhe muret e tyre janë ndarë nëpër kategori.

Kategoritë e Facebook mund të ndahen në televizion dhe filma, muzikë e udhëtime.

Facebook do t’ju japë mundësi përdoruesve që të zgjedhin se çfarë duan të shohin në murin e tyre. Ky rrjet social, rrallë ndonjëherë ka bërë ndryshime kaq esenciale.

Hera e fundit që diçka erdhi ndryshe, ishte 5 shtesat që iu bënë butonit Like në fillim të këtij viti.

Please follow and like us: