Albspirit

Media/News/Publishing

Gardisti shkon me armë në brez në QSUT, mjeku thërret policinë

Një efektiv i Gardës së Republikës është përfshirë në një incident në Urgjencën e Spitalit “Nënë Tereza”. Megjithëse jashtë orarit të shërbimit ai është paraqitur me pistoletë në brez për të marrë mjekim sepse ndihej pa qejf. Ai është denoncua për kanosje në polici nga mjeku 31-vjeçar, Besmir K. Mjeku lajmëroi sallën operative të policisë së Tiranës, sapo konstatoi armën në brezin e “pacientit”. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:25 të së hënës, në kohën kur gardisti Istref Q., 35 vjeç, u paraqit në Urgjencë për të marrë mjekim, pasi nuk ndihej mirë me simptoma të helmimit nga ushqimi, por sipas mjekut mund të ishte edhe në gjendje të dehur. Mjeku i tha policisë se gardisti e ka kërcënuar madje ka qëlluar edhe me pistoletë në oborrin e urgjencës, por kjo nuk u konfirmua as nga dëshmitarët dhe as nga rojet e spitalit. Burime të gazetës “Panorama” nga Policia e Tiranës thanë se menjëherë pas ngjarjes ka nisur procedimi penal ndaj gardistit 35-vjeçar, me akuzën e kanosjes. Përveç lajmërimit në sallën operative, mjeku dhe asnjë nga personeli i spitalit nuk ka bërë kallëzim me shkrim për ngjarjen.

Please follow and like us: