Albspirit

Media/News/Publishing

“Kathimerini” zbardh dëshminë e shokëve të Balilit: Në Holandë çonim shalqinj dhe sufllaqe

Gazeta greke Kathimerini ka botuar këtë të premte një tjetër shkrim për rrjetin e trafikut të lëndëve narkotike të drejtuar prej Kelmend Balilit. Aty jepen pjesë nga nga dosja hetimore e policisë greke mbi përgjimet dhe mënyrën si funksiononte ky rrjet. Sipas gazetës të gjithë të ndaluarit e rrjetit të trafikut të hashashit nga Shqipëria për ne Belgjike e Hollandë i kanë mohuar akuzat dhe i kanë quajtur marrëveshjet e konsiderua të dyshimta si plane tregtare për eksport shalqini dhe sufllaqesh në Hollandë.

“Para hetuesve, shumica e tyre nuk pranuan te kënë lidhje me trafikun e drogës dhe u përpoqën ti justifikonin lidhjet e tyre dhe “vajtje-ardhjet” ne Greqi, Shqipëri, Holandë e Belgjikë si veprimtari te ligjshme tregtare. 59-vjecari Th. A, ose “Tom”, i cili sipas policisë greke koordinonte nga Belgjika lëvizjet e hashashit, u shpreh para hetueses se “qëllimi im ishte qe te koordinoja importin e produkteve bujqësore dhe ushqimore nga Greqia dhe vendet e treta ne Holandë. Për këtë kisha ardhur ne kontakt me njerëz ne Holande, si z. Dhimiter P, si dhe me tregtarë grekë si Z. ….., importues shalqini nga Killini” – citon gazeta greke.

“Kathimerini” jep edhe dëshminë e 56-vjeçarit M.S, i cili akuzohet se modifikonte kamionët me vende te fshehta për transportin e drogës. Ai ka thënë se lidhjet me udhëtimet e tij në Holandë dhe kontaktet me të bashkë akuzuarin Z. A ishin për tregti makinash.

“Z.A., e njoh prej 2005-ës për shkak te punës sime, sepse merresha me importin e makinave. Prej qershorit 2014, shkova ne Holandë që të punoja në një fast-food sufllaqesh dhe ta blija nëse shkonte mire. Unë kam para nga shitja e makinave” – ka thënë ai para hetuesve.

Gazeta më e madhe greke ka publikuar edhe pjesë nga dëshmia një tjetër të arrestuari me iniciale J.A. 46-vjecari, sipas dosjes hetimore, kishte detyrën e magazinimit te drogës në Greqi para se të shkonin ne Europën Qendrore dhe Perëndimore.

Sipas “Kathimerini” ai ka pranuar përfshirjen në trafikun e 673 kg hashash përmes Zakinthos, madje ka treguar edh emrat e 3 shqiptareve, me të cilët, sic u shpreh, kishte rënë dakord për transportin e drogës.

“Ne fillim te 2015 shkova ne Fier te Shqipërisë ku njoha disa zotërinj me emrat “…”. Vura re një lehtësim të madh ekonomik, pasi, siç më thanë, kishin një rrjet zinxhir taksish dhe restorantesh. Me pyeten nëse isha i interesuar te bëja një transport “të veçantë” – citohet nga dëshmia e tij.

Trafikun e drogës e ka pranuar edhe një nga shoferët me iniciale K.P. 33-vjeçari K.P ka rrëfyer se në fillim i është kërkuar të hapte një kompani transporti dhe më pas i ishte ofruar transporti i drogës nga Shqipëria në Holandë.

“Njoha J.A para 5 vjetësh. Me ofroi te hapja kompaninë TSAF TRANS ne Petrici te Bullgarisë. Ne fillim kompania kishte veprimtari te ligjshme, ndërsa me vone me kërkoi te transportoja hashash nga Shqipëria ne Holandë”- citon Balkanweb.

Please follow and like us: