Albspirit

Media/News/Publishing

Nard Ndoka zbulon misterin e emrit Mark në formularin e dekriminalizmit

Deputeti i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka pranuar në formularin e dekrimalizimit se ka ndryshuar emrin e tij të mëparshëm. Ai ka shkruar se emri i tij mëparshëm ka qenë Mark Ndokaj.

Por në një reagim në Facebook, Ndoka ka treguar përse e ka ndryshuar emrin nga Mark në Nard.

“Per informim: Emri im zyrtar është Nard Ndoka. Emri ‘Mark’ është emri i pagezimit. Nuk kam patur kurre probleme me drejtesine, nuk kam jetuar asnjehere jashte shtetit”– shkruan Ndoka në Facebook.

Please follow and like us: