Albspirit

Media/News/Publishing

Nis hetimi pasuror për Kelmend Balilin, ka deklaruar vetëm 3.3 milionë lekë kursime

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=C_g0DcP7qE4?feature=oembed]20/05/2016

E gjithë pasuria që Kelmend Balili zotëron në Shqipëri apo jashtë vendit është vënë nën hetim.

Policia e Shtetit, Drejtoria e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave dhe Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit e Pasurive kanë nisur një hetim menjëherë pasi ish – Drejtori i Transporteve të Sarandës u shpall në kërkim për llogari të autoriteteve greke.

Ai dyshohet si kreu i një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës, që transportonte sasi të mëdha marijuane nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, Italisë, Holandës e Belgjikës.

Lajmi se pasuria e Balilit po hetohet u konfirmua për Televizionin Klan nga ILDKPKI.

Ky institucion pranon se ka urdhëruar dhe po kontrollon pasurinë e Balilit, i cili ka mbajtur për rreth dy vjet e gjysmë, detyrën e Drejtorit Rajonal të Transportit Rrugor Sarandë.

Balili thuhet se është pronar i një kompleksi të njohur turistik në Sarandë.

Por në deklaratën e pasurisë, ai nuk ka të regjistruar një pronë të tillë.

Në deklaratën e fundit të dorëzuar me datën 21 Mars të vitit 2015 rezulton se Balili ka para “cash” të kursyera, në vlerën e 3.3 milionë lekëve dhe 400 mijë lekë të përfituara nga shitja e një automjeti tip Benz.

Ka deklaruar një banesë private në proces legalizimi në fshatin Stjar të Delvinës, me vlerë çmimi të papërcaktuar.

Ndërsa bashkëshortja e tij ka deklaruar se ka marrë hua pa interes, rreth 30 mijë euro, e cila është marrë për të plotësuar një nga kriteret që djali i Balilit të filloj shkollën jashtë vendit.

Please follow and like us: