Albspirit

Media/News/Publishing

Shukri Xhelili shkoi të mbytej në rezervuar pas publikimit të videos

Filmimi e në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Dibrës ishte një provë irrituese sesi jepej një vend pune, në këmbim të favoreve seksuale. Pamjet në dhomën e hotelit më pas, ngjallën reagime të shumta në rrjetet sociale për shkak të mbathjeve të grisura të Kryetarit të Bashkisë. Gazeta Shqiptare ka sjellë anën tjetër sesi u përjetua historia nga vetë Shukri Xhelili. Në rrëfimin para policisë, ai tregoi se gjëja e parë që mendoi të bënte ishte të vriste veten. 56-vjeçari kishte menduar të mbytej në rezervuarin e Dibrës, për t’i dhënë fund turpit, pas publikimit të videos. “Ishte bashkëshortja ime që më shpëtoi. Më tha se pavarësisht atyre që kishin ndodhur, ajo më mbështeste”, mësohet t’u ketë thënë Xhelili oficerëve të policisë. Xhelili ndodhet në një gjendje tepër të rënduar psikologjike dhe shëndetësore dhe pikërisht për këtë gjë, është caktuar që në dhomat e paraburgimit ai të qëndrojë i vetëm. Mësohet se Shukri Xhelilit i është caktuar edhe një psikolog dhe se në dhomën e tij nuk mund të hyjë askush tjetër përveç familjarëve. “Xhelili është në gjendje të rënduar shëndetësore. Ai nuk pranon të hajë apo të pijë gjatë kohës që ndodhet në paraburgim”, shkruan “GSH”.

Please follow and like us: