Albspirit

Media/News/Publishing

Skandali në Shkodër – “Arrest me burg” për ish drejtoreshën dhe 4 punonjëset e Qendrës së Fëmijëve

Gjykata e shkallës së parë Shkodër i ka lënë në burg 5 punonjëset e shtëpisë së fëmijës shkollore, mes tyre edhe ish drejtoreshën Albana Llazanin. Në seancën gjyqësore që zgjati rreth 3 orë, e që u zhvillua pa praninë e mediave dhe familjarëve, gjykatësi i çështjes Hasan Selimi miratoi kërkesën e prokurores së çështjes Arta Marku, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e tyre.

Nga burime të brendshme mësohet se akuzat e ngritura ndaj 4 punonjësve dhe ish-drejtoreshës për shpërdorim detyre dhe dhunë, si dhe dëshmitë e marra janë kontradiktore.

Ndërkohë, akuzat për dhunë seksuale të djalit të ish-drejtoreshës janë disi paradoksale pasi 15 vjeçari vuan nga autizmi dhe sëmundja e debilizmit. Po ashtu mësohet se në pyetje janë marrë nga ana e prokurorisë edhe fëmijë nën moshën 9 vjeçe që sipas palës mbrojtëse nuk mund të merren në pyetje. Ndërsa në të shumtën e rasteve gjatë pyetjes nuk ka qenë e pranishme psikologja.

Po kështu, tre vajzat 6, 11 dhe 12 vjeçe në tre raste janë denoncuar nga po këta punonjëse që janë larguar nga shtëpia e fëmijës shkollor pa dijeninë e tyre dhe denoncimi është bërë në polici, ku ka qenë kjo e fundit që ka arritur të gjej vajzat dhe t’i kthej ato në ambientet e qëndroës rezidenciale. Ndërsa mbrojtja ka kundërshtuar edhe mënyrën e kryerjes së akt ekspertimit dhe transportimit të 5 vajzave në Tiranë pa praninë e psikologes së licencuar. Të gjitha këto kundërshtime nga ana e gjykatës nuk janë marrë për bazë nga trupa gjykuese duke vendosur masën e sigurisë arrest me burg.

Mësohet se brenda në gjyq edhe vetë 5 punonjëset kanë rrëzuar akuzat në drejtim të tyre duke i quajtur të pavërteta.

Në nëntor të vitit 2014, nga shtëpia e fëmijës Shkodër ka patur një denoncim për largimin e dy vajzave të mitura 11 dhe 14 vjeçe dhe për një natë nuk ka patur informacion se ku ndodheshin.

Asokohe i vetmi që e pësoi ishte roja i institucionit që u shkarkua për lejim të daljes së dy vajzave nga godina. Tashmë avokatët mbrojtës të 5 punonjësve mësohet se do t’i drejtohen gjykatës së apelit, pasi nuk bien dakot me vendimin e shkallës së parë.

Burime nga prokuroria sqarojnë se tek fëmijët ku u konstatuan abuzime seksuale, kanë pasur dhe shenja dhune në trup, cka ka shtyrë organin e akuzës, të kryejë një hetim të plotë, duke filluar nga kontrolli fizik i të gjithë të miturve.

Tek fëmijët janë konstatuar dhe hematoma apo shenja djegie në trup. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se dosjes për abuzimet në shtëpinë e fëmijës shkollor do i bashkangjiten dhe verifikimet e reja.

Please follow and like us: