Temperatura në Indi arrin në 51 gradë Celsius
Një qytet në shtetin Rajasthan të Indisë ka thyer rekordin e temperaturave në këtë vend.
Temperatura atje ka arritur në 51 gradë Celsius, që është më e larta prejse kanë nisur regjistrimet.
Rekordi në qytetin Phalodi vjen në kohën kur vala e të nxehtit ka përfshirë gjithë Indinë.
Këtë verë, dhjetëra njerëz kanë humbur jetën si pasojë e të nxehtit në shtetet jugore të Indisë, Telangana dhe Andhra Pradesh.
Rënia e temperaturave pritet vetëm pas shirave monsun, që zakonisht nisin në mes të qershorit.
Please follow and like us: