Vrasjet misterioze të shërbimeve sekrete në Dubai
Nga Guido Olimpio/ Corriere della Sera
Një krim misterioz ka ndodhur në Emirate. Një burrë, me shtetësi të dyfishtë iraniane dhe turke, u vra natën e 4 majit në parkimin e një kompleksi luksoz. Një atentat i planifikuar mirë – sipas versionit zyrtar – që e zuri në befasi në garazhin e Dubai Marina. Gjëja e çuditshme është se çështja u mbajt e fshehur për rreth një javë dhe doli pasi për të foli gjatë një konference kreu i policisë, Khamis al Muzaina. Një fshehtësi që ka ngjallur dyshime, përjashto këtu që autoritetet të ishin në siklet për reklamën e keqe osë për ndonjë gjë tjetër.
Pistoletat ruse dhe austriake
Viktima u gjet e ulur në timonin e veturës së tij, në trup kishte nëntë plagë, prej të cilave dy në kokë. Ai u qëllua me pistoleta të prodhimit austriak dhe rus. Në bazë të informacioneve të pakëta vrasësit janë një person me pasaportë kanadeze dhe një tjetër me dokument iranian, edhe pse origjina e tyre është tjetër. Njëri vinte nga Kolumbia, ndërsa i dyti nga India. Që të dy janë larguar pas vrasjes duke marrë një avion për në Kanada, kështu që nga Dubai lajmëruan Interpolin me shpresën që t’i gjejnë fajtorët. Al Muzaina tha se vrasësit kanë patur mbështetjen e disa bashkëpunëtorëve që janë marrë me logjistikën, që nga strehimi i sigurt e deri te gjetja e një veture e cila u përdor më aps që të largoheshin. Më pas është edhe shkaku. Policia ka shpjeguar se i vrari, i cilësuar si një sipërmarrës, ishte i përfshirë në vrasjen e një gruaje në Turqi, “bija e dikujt”. Kjo bën të mendohet për një hakmarrje personale. Gjithnjë në rast se ky rrëfim nuk është një histori që iu shkon për shtat. E vetmja dëshmi që ka dalë është ajo e një banori të pallatit: “Pashë disa gra me ferexhe të dëshpëruara dhe njëra prej tyre thoshte se i kishin qëlluar vëllait të saj”.
Rrjeti i mbikqyrjes
Emiratet, prej kohësh, kanë një sistem mbikëqyrjeje modren, me një rrjet telekamerash me qark të mbyllur që e kontrollon në mënyrë të imët Dubain. Shumë të vëmendshme janë edhe shërbimet e inteligjencës. Një aparat i cili arriti të demaskonte agjentët e Mossadit që ishin angahzuar më 19 janar 2010 në eliminimin e Mahmoud al Mabhouh, drejtues i lartë i Hamasit i përfshirë në departamentin ushtarak të lëvizjes palestineze. Në mars 2009, gjithnjë në Dubai, u “likuiduar” nga agjentët filo-rusë eksponenti çeçen Sulim Yamadayev.