Zbardhen formularët, kush janë deputetët me të shkuar kriminale
Në formularët e vetëdeklarimit të zbardhur nga KQZ-ja, në verifikimet e deritanishme rezulton se tre deputëtë aktual të Kuvendit të Shqipërisë kanë qenë nën hetim apo të arrestuar për vepra të ndryshme penale. Bëhet fjalë për Mhill Fufin, deputet i Partisë Demokratike në Laç, Shkëlqim Selamin, deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë dhe Edi Paloka, deputet i PD-së.
Mhill Fufi (PD)
Pranon se ka qenë i arrestuar në vitin 2000 dhe 2001 për kundravajtje penale, për ngjarjet e 14 shtatorit 1998 dhe për favorizim prostitucioni. Ndaj tij është dhënë masa e “arrestit me burg” dhe “arrest shtëpie”. Më poshtë foto nga formulari tij.
Shkëlqim Selami (LSI)
Pranon se ka qenë nën hetim si i dyshuar për një vepër penale në Brindisi të Italisë në vitin 2007. Por me vendim të formës së prerë është shpallur i pafajshëm në shkurt 2007. Më poshtë foto nga formulari i tij.
Edi Paloka (PD)
Ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë për “shpifje” në vitin 2015 nga Gjykata e Lartë. (Patitësi kryeministri Rama)
Ka qenë i dënuar nga Gjykata e Tiranës në vitin 2001 për “organizim i manifestimeve të paligjshme”
Në vitin 2000 është arrestur në flagrancë nga policia e Tiranës. Gjykata i ka caktuar masën “arrest me burg” për 10 ditë. Akuza “miting i paligjshëm dhe kundërshtim me forcë i policisë”. Më poshtë foto nga formulari i Edi Palokës, kryetar i grupit parlamentar të PD-së.