Dokumenti ekskluziv/Ushtari i Kokëdhimës drejton PD
Në fakt kur erdhi tek citynewsdokumenti i mëposhtëm, patëm shumë dyshime për autenticitetin e tij. Frika se mos ishte një sajesë, apo lojë e pisët brenda strukturave që përplasen kur ka gara brenda partisë, na detyroi ta riverifikonim disa herë.
Për të qenë të sigurt filluam një verifikim të plotë në lidhje me informacionin dhe tentuam të ishim të kujdeshëm në ambientet apo përsonat që pyesnim. Në fakt kujdesi jonë nuk kishte asnjë vlerë, të gjithë e dinin dhe gjithcka ishte publike. Partia Demokratike në Fier drejtohej nga një njeri që ne vitin 1990-1991 kur shembej diktatura bënte shkollën e partisë dhe më pas punonte si instruktor në varësi të Koco Kokëdhimës.
Dokumenti tregon një student të Shkolles së Partisë V. I. Lenin ne vitet 1988-1990. Ai është komandat aksioni në Lukove në grupin 1 A. Aksione sic zhvilloheshin në atë kohë, por në fakt ky ishte aksionist i Shkollës të Partisë ku përgatitej si komunist dhe instruktor i ardhëshëm i partisë, apo kuadro i PPSH-së në ditët e saj të fundit. Më tej personi në dokument i quajtur Luan Baci, emërohet instruktor i Komitetit të Rinise në Fier, ku kryetar ishte Koco Kokedhima.
Luan Baci është zgjedhur nga kryetar i degës të Partisë Demokratike në Fier. Qesharake dhe ironike. Lulzim Basha kërkon të rrëzojë Edi Ramën me vartësat e Koco Kokëdhimës? Në fakt rezultati i zgjedhjeve të vitit 2015 thotë se PD ka marë vetëm 17% në Bashkinë e Fierit si forcë politike. Citynewspak dite më parë publikoi edhe disa foto “të dashurisë” midis kreut të PD-së dhe atij të bashkisë në Fier. Por kjo nuk ka vlerë përballë faktit se një forcë me themele antikomuniste, mbështetëse e ish-pronarëve, forca qe shembi diktaturen, në Fier drejtohet nga nje kuadro i oreve te fundit te PPSHme pas emeruar si “ushtari” i Kokëdhimës. Suksese të reja e presin PD-së, ajo ndoshta cdo dite po “Rilind” ashtu sic premtoi Edi Rama./citynews