Dokumenti/Hapet arkiva e Titos, por mbetet misteri se çfarë përfaqësonte ai
Është hapur kasaforta personale e Josip Broz Titos, liderit të Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe ish-federatës. Pas vdekjes së Josip Brozit më 4 maj 1980, sipas vendimit të kryesisë së RSFJ-së, të gjitha sendet personale të Titos mbetën të mbyllura. Medaljet e Titos, sipas vendimit të kryesisë së RSFJ-së, pavarësisht nga vlera e saj, nuk i ka ruajtur Banka Kombëtare e Serbisë. Duke pasur parasysh se disa prej këtyre medaljeve kanë vlera të mëdha materiale, është propozuar që familja të mbante kopjet duke u kompensuar edhe me vlerë monetare, ndërsa medaljet origjinale të mbeteshin në vende publike.
Në thesarin e Titos ja çfarë u gjet:
1. 29 kilogramë e 366 gramë ari në shufra dhe pluhur
2. 2663 monedha ari dhe dukatë
3. 1271 copë monedhash numizmatike
4. 26, 219 dollarë amerikanë
5. 36 mijë marka gjermane
6. 149 copë bizhuteri (që i përkisnin familjes Karagjorgjeviq)
7. Safir i kaltër i familjes Romanov
8. 18 komplete pjata të argjendta, argjendtë të praruar
9. 83 copë mansheta, pako cigaresh, medaljone, zinxhirë, shenja etj.
Megjithatë Tito ende mbetet enigmë për studiuesit. Mbet mister, biografia e njeriut që e ka sunduar Jugosllavinë për tri dekada e gjysmë, poliglotit, shpatarit, pianistit dhe njërës prej figurave me të rëndësishme të kohës së tij. Ai është deklaruar si kroat, gjë e cila mungon tek certifikata e gjetur se fundmi ne arkivin e tij personal. Në këtë arkiv janë zbuluar edhe shumë sekrete tjera.