Albspirit

Media/News/Publishing

Gazeta kineze që theu heshtjen për Revolucionin Kulturor

Pesëdhjetë vjet që prej ditës kur liderët e Partisë Komuniste zyrtarisht votuan për Revolucionin Kulturor të Mao Zedongut, duke shtyrë Kinën në kaosin dhjetëvjeçar politik, gazeta kryesore e partisë theu heshtjen për përvjetorin dhe kërkoi nga qytetarët që të pranojnë të kaluarën e hidhur dhe të fokusohen në të ardhmen, shkruan sot Koha Ditore.

“Historia gjithmonë shkon përpara dhe ne vlerësojmë dhe marrim mësimet e historisë me qëllim që t’i përdorim si pasqyrë për një të ardhme më të mirë”, thuhej në komentin e gazetës, që të hënën u shfaq edhe në gazetën online “People’s Daily”, pas heshtjes së zyrtarëve për përvjetorin e Revolucionit Kulturor. “Në memoriet tona ne duhet të ndreqim mësimet historike të Revolucionit Kulturor”.

Artikulli ishte komenti publik i nivelit më të lartë të partisë për 50 – vjetorin e Revolucionit, i cili përshkruhet me tentimet e Maos që t’ia ndërrojë drejtimin komunizmit duke sulmuar kolegët e tij dhe duke ua lëshuar pas Gardën e Kuqe, studentët e frikshëm që rekrutoheshin për të përforcuar kauzën e tij. Komenti gjithashtu u publikua në version të shtypur të martën në gazetën “People’s Day” dhe gjendej në njërën prej faqeve të kësaj gazete.

Por komenti nuk solli diçka të re. Pohoi se vendimi i Partisë Komuniste për të dënuar Revolucionin Kulturor, i sjellë në formë rezolute në vitin 1981, ishte “shumë shkencor dhe autoritativ”. Ky artikull kërkoi nga populli kinez që ta përkrahë presidentin Xi Jinping dhe politikat e tij.

Please follow and like us: