Albspirit

Media/News/Publishing

Isa Mustafa i kurthuar – Nga Enver Bytyçi 

 

enver-bytyci

Enver Bytyci Kryeministri Isa Mustafa ndodhet i kurthuar ne menyre te dyfishte: Ne njeren ane eshte vetekurthuar, ne anen tjeter, ka rene ne kurthin e partnerit qeverises, PDK-se.

Po e filloj nga kjo e dyta: Kur ai votoi Thacin president e kisha paralajmeruar se ky do te ishte fundi per kryeministrin Mustafa. Ishte krejt e natyrshme, se votimi i Thacit president perbente aktin e fundit te zbatimit te marreveshjes se qeverisjes. Pala qe leshoi vendin e kryeministrit, pra PDK, mori maksimumin e saj dhe me pas eshte e lire ta beje lojen politike sic i do qejfi.

Nderkohe nderrimi i lidershipit ne PDK sherben si aresye plus per te mohuar nje marreveshje pa kurrefare sanksionesh te paraardhesit. Kadri Veseli e ka shume te lehte ta hedh poshte marreveshjen me LDK-ne e te krijoje nje koalicion tjeter qeverises. Nese ndodh kjo, gjysma e te keqes, sepse nje vit ne opozite LDK do ta kishte mundesine te rikuperohej, ne elektorat, nese Mustafa nuk do te ishte vetekurthuar ne partine e vet. Shenjat e para te krisjes se koalicionit jane dhene. Kreu i ri i PDSh-se ka dhene disa deklarata, me te cilat paralajmron renien e koalicionit.

Po ashtu ne pushtetin lokal, psh ne Peje, eshte ashpersuar gjuha politike. Edi Rama nga ana tjeter, shkoi ne stadiumin e lojrave me dore te Prishtines dhe i bashkoi simbolikisht Thacin e Shpend Ahmetin e Vetevendosjes, duke bere xheloz per kete afrim Ramush Hajredinin qe vdes “per nje cope magazinier”, per t’ u bere ktyeminister. Me pare Rama e kishte lutur Haradinajn te bashkohej me Thacin e ta largonin Isa Mustafen, te cilin “nuk e duroj dot”, thoshte kryeministri i Shqiperise. Dhe keshtu Edi Rama futi standardin e dhenies se pelqimit nga Tirana zyrtare se kush do te drejtoje Prishtinen zyrtare, nje precedent ky shume i rrezikshem per Kosoven dhe interesat tona kombetare. Kurthi i Rames, i Thacit, i Veselit dhe opozites ne Kosove kunder Mustafes eshte ne fakt kurth kunder Lidhjes Demokratike te Kosoves.

Por edhe LDK i ka thur vetes nje gardh te madh, duke ia ngushtuar mundesite e frymemarrjes. Dje u mblodh Keshilli Kombetar i LDK-se dhe me shpejtesi vendosi te mbledhe kuvendin kombetar, me duket se me 28 maj. Sesi pergatitet nje kuvend partie ne pushtet ne me pak se 10 dite, kjo nuk ka shpjegim. Por edhe pse do te mblidhet ky kuvend, nuk njihen aresyet. Ndoshta Isa Mustafa deshiron te shfrytezoje kohen e shkurter qe i ka mbetur si kryeminister qe duke perfituar nga pushteti te imponoje rizgjedhjen si kryetar i LDK-se. Ka mundesi qe ai ta kete nuhatur se partneri ne qeverisje do ta beje dalje e me shume gjasa ta coje Kosoven ne zgjedhje te parakohshme.

Por kjo fitore ne llogari te Mustafes eshte e perkohshme. Ai nuk do te munde ta coje LDK-ne ne fitore. PDK nuk do te beje me koalicion me LDK-ne, sepse ia ka caktuar Edi Rama aleatet asaj. Atehere Isa Mustafa do te gjendet i rrethuar nga kurthi i vetevetes. Kete kurth e ka pergatitur vete, madje me kujdes. Dje dha shenja te qarta per kete. Ne vend qe te ulet me sinqeritet e t’i degjoje kritiket e tij, Isa dje perdori forcat e sigurise per te dhunuar nje nga kritiket e tij, Donika Gervallen, nje grua, e cila kishte pushtuar sheshet e Gjermanise, duke sensibilizuar opinionin europian per nevojen e clirimit te Kosoves nga Serbia. Po ashtu vajza e Jusuf Gervalles, nje autoritet ne vendin ku jeton. Skena e dhunes se ushtruar duhet perkthyer ne frike nga debati e kritika. Pra kreu i LDK-se jeton me frike, frike nga te tijet, kunder te cileve perdor force e fjalor fyes. Ky eshte rrethimi me i rrezikshem, sepse t’i ngushton alternativat e per pasoje edhe mundesite.

I mberthyer nga fobia ndaj kritikeve Mustafa para disa kohesh nuk ia dha doren ish-presidentit e kryetarit te nderit te LDK-se, Prof. Fatmir Sejdiut. Ishte ky nje akt hakmarrjeje, qe e ngushton rrethimin e kreut te LDK-se. LDK eshte themeluar si parti ndryshe nga te gjitha ato qindra parti politike te krijuara ne hapesiren shqiptare e ballkanike par renies se perdes se hekurt – u krijua si parti kunder dhunes. Sa qe e tille ajo ishte autoriteti politik absolut ne Kosove, e pakonkurueshme. Por kur shqiptaret pane te thyheshin karriket kunder njer-tjetrit per postin e kryetarit, ata e humben nje pjese te besimit te partia qe u jepte shpresen.

Isa Mustafa e ka thelluar tej mase kete sjellje, duke i dhene LDK-se tiparet e keqija qe bartin partite e tjera dhe kjo ka per t’i kushtuar ne elektorat. Ai u ben oferte elektorale atyre qe pelqejne dhunen, por LDK nuk mund ta marre kete monopol. Dhunen e votojne dhunuesit e partive tjera te majta. Atehere cfare synon Isa Mustafa?! Eshte vertete ne nje rruge pa krye, pa alternative dhe pa ide e zgjidhje. Une nuk mund ta konsideroj ne asnje rrethane dhunen si zgjidhje. Dhuna eshte deshtim, eshte zgjedhje qe te izolon dhe izolimi te con ne faliment. Uroj qe LDK te gjeje forca e mundesi te dale nga keto kurthe. Nese jo, asaj do t’i duhet te paguaje nje cmim te larte ne zgjedhjet e ardhshme, te cilat duket se do te afrohen nga vjeshta e ketij viti.

Please follow and like us: