Albspirit

Media/News/Publishing

Revoltohet zv.ministri i Jashtëm: TV-ja kombëtare iu shërben grekëve!

Revoltohet zv.ministri i Jashtëm: TV-ja kombëtare iu shërben grekëve!

Ka qenë një deklaratë e paprtur dhe me tone kritike ajo që ka bërë zv.ministri i Jashtëm Selim Belortaja në profilin e tij në Facebook.

Përfaqësuesi i lartë i diplomacisë shqiptare ka qenë i revoltuar për faktin që një televizion kombëtar po i bën reklamë turizmit grek.

Shkruan Belortaja: “Po ndodh pak si dendur. Edhe tani, direkt. Një TV kombëtar i është përveshur gjithë pasion një emisioni për promovimin e turizmit detar drejt …Greqisë(!!!!). TV me licensë “kombëtare” …shqiptare! E dimë që promocioni privat paguhet. Dhe kush paguan merr reklame cilesore.. Por duhet te kete edhe ca detyrime..kombetare! Se në se “paguaje që ta kesh” është i vetmi kriter per tv-të që përdorin frekuencat kombëtare, atëhere ky turizmi ynë ende foshnjor, zor se ka ndonje shans te promovohet profesionalisht. Diçka nuk shkon apo jo..?”.

belortaja

Please follow and like us: