Albspirit

Media/News/Publishing

Shoqata ‘Thirrje për drejtësi’: Z. Isa Mustafa ti erdhe në pushtet ti mbulosh dhe varrosësh vrasjet politike! Kjo LDK është vetë SHIK-u!

  • Reagim i Shoqatës “Thirrje për drejtësi” ndaj kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe kryeministër i vendit

Gazeta SHQIPTARI.EU

Shoqata “Thirrje për drejtësi” po e përcjell me kujdes punën e Qeverisë së koalicionit të madh LDK-PDK.

Ne si shoqatë me mision për të ndihmuar në mënyrën tonë vendosjen e drejtësisë si familjarë të viktimave të terrorit politik, si viktima të mungesës së shtetit ligjor, që nga momentet kur kemi humbur më të dashurit tonë, në luftë, dhe pastaj në paqen e synuar bashkërisht nga shqiptarët, misionet e huaja dhe të tjerët, ndihemi të privuar nga liria, për shkak të pamundësisë për të zbardhur vrasjet politike.

Moszbardhja e këtyre vrasjeve për këto 17 vjet na ka sjellë para një hendikepi të madh. Ata që dikur ishin fëmijë, kur përjetuan tmerrin e vrasjeve të prindit sot janë rritur, ne që ishim të rritur po mplakemi, dhe pleqtë po shuhen pa e mësuar të vërtetën, ndërsa dhimbja po vazhdon.

Ky reagim i joni sot është i nxitur nga skenat mediale që i pamë të gjithë, kur zonjën Donika Gërvalla, një grua e pandalshme në veprimtarinë e saj politike, u pa nga e gjithë bota të tërhiqej zvarrë.

Neve nuk ka interesojnë zhvillimet e asnjë partie politike, por meqë thuaja pa përjashtim:

1) Ne përfaqësojmë pikërisht familjarët e të viktimave të vrasjeve politike që ishin aktivist, veprimtar, autoritete në LDK, si deputetë, këshilltarë të presidentit Rugova apo edhe gazetar që shprehnin pikëpamje dhe mbronin shtetin ligjor, që identifikoheshin me përpjekjet e Rugovës;

2) Për shkak se zonja Donika Gërvalla është bërë sinonim i misionit për të vënë rend dhe ligj, dhe për ti realizuar këto angazhohet pikërisht me zbardhjen e vrasjeve politike, dhe ndëshkimin e vrasësve dhe mbi të gjitha të porositësve të këtyre vrasjeve, të cilat si mekanizëm kryesor të realizimit të tyre e kishin SHIK-un;

3) Që shtet ligjor nuk mund të ketë pa largimin e kësaj klase politike, që jo vetëm e ka kapur shtetin, por ata i kanë grabitur edhe institucionet duke i kthyer në mekanizma vrasës, zhvatës, dhe paralizues të drejtësisë; Si dhe

4) Kjo sjellje e dhunshme është e neveritshme, pasi kjo nuk është kultura e burrave shqiptarë, por tregon kulturë arabe, ku gruaja përbuzët e poshtërohet, dhe mendohet vetëm për hareme dhe qëllime hedoniste.

Në këtë kontekst skenat e turpshme, të shkaktuara nga Isa Mustafa, si kryetar i LDK-së dhe njëherazi kryeministër i vendit, argumentojnë përtej çdo dyshimi se ai këtë paturpësi e bëri i shtyrë dhe motivuar nga detyrat që ka marrë nga SHIK-u. Pra, kjo ishte një hakmarrje e SHIK-ut për akuzat e drejta dhe të argumentuara që në vazhdimësi po i pohon burrërisht Donika Gërvalla, e bija e heroit të kombit Jusuf Gërvalla.

Ky skenar i LDK-së së Isa Mustafës, për të larguar forcërisht dhe paturpësisht edhe kundërshtarët e fundit të SHIK-ut nga LDK-ja, dëshmon se sa larg është Isa Mustafa për të realizuar jo më premtimet e tij, luftën retorike kundër SHIK-ut dhe PDK-së, për ti kërkuar llogari pikërisht për vrasjet politike, por se sa ai është i mishëruar në mbrojtjen e pakompromis të krerëve të ligësive në Kosovës, vrasjeve politike, krimit të organizuar, dhe gjithë batërdisë që i është shkaktuar Kosovës nga këta me të cilët sot po bashkëqeverisë.

Kur pushteti provon të bëhet i ashpër ndaj femrave dhe atyre që kanë kontribuar shumë, tregon se nga ky agresivitet ju po ndërtoni institucione dhe mekanizma të shantazhit, dhunës dhe kërcënimit publik.

Nga zgjedhjet që kemi parë në LDK në vazhdimësi, meqenëse shumica e familjeve që ne përfaqësojmë janë të përfshirë edhe në strukturat e LDK-së, edhe në përfaqësimin e LDK-së, edhe në nivel lokal e qendror, partiak e shtetëror, mund të themi pa fije dyshimi, se zgjedhjet e mbajtura në LDK në Gjermani, janë zgjedhjet më të mira të mbajtura ndonjëherë brenda vetë LDK-së.

Por, me këtë përpjekje njollosje, poshtërimi dhe dëbimi, ju po tregoni se vetëm zgjedhjet e lira nuk i pranoni, siç e keni dëshmuar edhe në Kuvendin e fundit zgjedhor të LDK-së, siç e keni dëshmuar që nga fillimi me mbytjen e demokracisë partiake që po e bëni, dhe që kjo po reflekton hapur në zgjatjen e jetës së krimit politik në Kosovë.

Pra, ju keni nxjerrë vendime antiligjore dhe keni bërë deklarata shpifëse ndaj të zgjedhurve në diasporë, vetëm e vetëm pse të zgjedhurit atje kishin deklaruar se ishin kundër jush, dhe për këtë ndiheni krenar vetëm pse nuk ka një mekanizëm që ju kërkon llogari tani për tani.

Ju erdhët në krye të shtetit, të qeverisë, duke kërkuar në zgjedhjet e fundit zbardhjen e vrasjeve politike, ndëshkim për SHIK-un, për drejtuesit e tij, por sot ju jeni aleati më besnik i këtyre që bën krimet më të rënda të luftës, vrasjet politike, dhe me këtë dëmtuan dhe cenuan interesat për të ardhmen për shtet demokratik dhe ligjor.

Por, koha po tregon se ju erdhët në pushtet duke përdorë metodat e UDB-së, duke e sharë SHIK-un, por duke punuar për të, edhe atëherë kur shanit, edhe tash kur e mbroni jeni në të njëjtin mision, brenda doktrinës së UDB-së, dorës së zezë serbe, e cila fillon me mashtrime duke sharë sa më shumë, dhe duke e legjitimuar veten brenda grupit ku vepron, pra në këtë rast brenda LDK-së.

Si erdhët në LDK, pos si pushtues dhe uzurpator i saj, me të njëjtat metoda të SHIK-ut. Ju iu përbetuat në fëmijë Fatmir Sejdiut, shefit tuaj dhe të shtetit, se kurrë nuk do të konkurronit, rivalizonit dhe e tradhtuat!

Ju para se ta merrnit LDK-në e patët krijuar PREK-un me Bujar Bukoshin, por si ‘qeverisës’, pra shpërdorues i milionave të mbetur të 3% dhe të cilin vazhdonin ta paguanin mërgimtarët, nuk hytë formalisht në strukturat e partisë duke u fshehur para opinionit. Qëllimi i kësaj partie ishte ta dobësonit Rugovën dhe LDK-në, që po fitonte bindshëm, pavarësisht vrasjeve që nuk po mbaronin, për llogari të aleatëve tuaj të sotshëm.

Bujar Bukoshi për të gjallë të presidentit Ibrahim Rugova, që nga pas lufta kurrë nuk ka folur me Rugovën, dhe kur nuk arritën ta shkatërronin për së gjalli, iu afruan familjes, që nëpërmjet djalit të tij Ukës, ta trembnin opinionin dhe poshtëronin figurën e Rugovës. Dhe kjo ndodhi në marrëveshje me ju.

Dihet mirëfilli se Bujar Bukoshi ia ka paguar Ukë Rugovës 350 mijë euro për ta krijuar Listën Rugova, që ta ndante sërish LDK-në, pra me motiv shkatërrimin e saj.

E ku ka njeri më hajdut se Isa Mustafa, që me pasurinë e 3 % të mërgimtarëve krijoi kapital të pambarimtë për veti.

A nuk e ka provuar Isa Mustafa me Bujar Bukoshin ta poshtëronin Rugovën sa ishte gjallë duke ua ndalë çdo të hyrë, që mblidhej në emër të Rugovës dhe LDK-së, duke e lënë pa para për udhëtime e telefona, e lëre më për staf dhe qëllime e shërbime të tjera.

Rugovistët në asnjë rrethanë nuk kanë pushtet, mund të kenë vetëm këta që janë të sojit të Isës, që sot janë me të, dhe ata që janë shitur si Ukë Rugova, i cili kur u nda nga LDK-ja u bë me Ramushin, pastaj nga ai iki dhe hyri në koalicion me Hashim Thaçin, kundërshtarin e përbetuar të babait të tij.

Dosjet që janë në hetuesi po mbahen edhe më të ndrydhura. Isa Mustafa e ka kapur drejtësinë sikurse tutorët e tij, dhe ky për të bëmat e tij. A ju kujtohet kur për një kërcënim arrestoi një të ri nga Klina, sa çelë e mshelë sytë, ndërsa për vrasjet politike, dosjet po i kalben në tavolinën e tij dhe jo vetëm që hesht, por i flakë tutje.

Pra, ti erdhe në pushtet jo që ti zbulosh, por që ti mbulosh dhe varrosësh vrasjet politike.

Ti je ardhur në pushtet me këtë shpresë, për ti mbyllur dosjet, por as kjo nuk do të ndodhë, nuk do t’ju shpëtosh atyre 70 dosjeve në komunë, dhe dhjetëra të tjerave në Qeverinë në ekzil dhe pas luftës me UFORK-un, dhe tani si kryeministër, kur edhe ‘fitimet me pakicë’ deshe ti mbledhësh për familje, kujtojeni tenderin ku u kap djali i tij për servisimin e veturave të Kryeministrisë.

Ua kujtojmë z.Mustafa se nuk shpëtuan as diktatorët më të mëdhenj dhe më të pasurit e kësaj bote.

Sadami erdh në pushtet krijoi pallate për vete e familjen, e të tjerët, ashtu siç bëri edhe Gadafi, edhe Millosheviqi, dhe shihe se ku kanë përfunduar sot.

Me skenare të tilla, kanë përfunduar të gjithë.

Nuk ndërtohet shteti i së drejtës me padrejtësi.

Kjo LDK është vetë SHIK-u, zëdhënëse e PDK-së, dhe këtë po e shfrytëzon si pre për ta konfliktuar me partitë tjera në opozitë.

Ne familjarët e të vrarëve për shkak të veprimtarisë politike të afërmve tanë si: Ahmet Krasniqit, Enver Malokut, Ekrem Rexhes Haki Imerit, Xhemail Mustafës, Samajl Hajdarajt, Shaban Manajt, Ismet Rracit, Ukë Bytyçit, Shefki Popovës, Rexhep Lucit, komandant “Karadakut”, Tahir, Enis, dhe Hasan Zemës, Sebahate Tolajt, Isuf Haklaj, Bekim Kastrati, Besim Dajaku, Bardhyl Ajeti, Kosovë Zeqiraj e Albert Zeqiraj, Ramiz Hoxha, Ali Uka, Ilir Konusheci, Behadin Hallaqi, Shaban Shala… dhe të atentateve ndaj të mbijetuarve Sabri Hamitit, Agim Veliut,Gani Gecit Fetah Rudit, Ejup Visokës, Adem Salihajt, Ali Sadriut, Fadil Feratit etj., nuk do të reshtim së kërkuari drejtësi, edhe nga ata që kanë urdhëruar dhe ekzekutuar vrasjet, torturimin, masakrimin e të afërmve tanë, por edhe ndaj atyre që po e pengojnë drejtësinë sikurse ju z.Mustafa me qeverinë tuaj, private të mafisë politike.

Shoqata “Thirrje për drejtësi”

 

Please follow and like us: