Albspirit

Media/News/Publishing

ANKARA – Yildirim: Sistemi presidencial është një prioritet për Turqinë

bnKalimi drejt një sistemi presidencial, një formë e kërkuar nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan është një prioritet për Turqinë, deklaroi sot Binali Yildirim, ministri i Transporteve i cili pritet të emërohet kreu i ri i partisë në pushtet dhe kryeministri i vendit.

“Ajo çfarë duhet të ndërmarrim në veçanti është kalimi nga kjo situatë e tanishme de facto në një situatë të ligjshme, duke ndryshuar Kushtetutën në favor të regjimit politik presidencial”, u shpreh ai gjatë kongresit të jashtëzakonshëm të Partisë Ligj dhe Zhvillim (AKP) i cili është kandidatura e vetme e paraqitur në presidencë.

Please follow and like us: