Qytetarët që kanë lëvizur në orët e pasdites në autostradën Tiranë-Durrës janë hasur me vështirësi të mëdha në qarkullim. Shkak për bllokimin e këtij aksi është bërë përplasja e disa automjeteve. Burimet bëjnë me dije se kanë ndodhur dy aksidente të njëpasnjëshme, ku në aksidentin e parë janë përplasur me njëra-tjetrën 3 automjete. Ndërsa në aksidentin e dytë, është përfshirë edhe një automjet dasme ku udhëtonin nusja me dhëndrin. Mësohet se nga aksidentet nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale./citynews