Albspirit

Media/News/Publishing

Çifti kinez kalon natën e parë të martesës duke shkruar doktrinën komuniste

Stilolapsi, letra dhe Kushtetuta nuk janë fjalët tipike që zakonisht që kanë të bëjnë me natën e martesës, por sipas raporteve thuhet se kjo ishte mënyra që një çift kinez e kaloi natën e parë të martesës së tyre.

Të sapomartuarit kanë “kujtime të bukura në natën e tyre të martesës”, pasi kanë shkruar me dorë Kushtetutën e Partisë Komuniste kineze, e cila ka mbi 15 mijë karaktere, raporton BBC shkrimin e mediave kineze.

Li Yunpeng dhe Chen Xuan janë fotografuar duke e shkruar këtë dokument në një tavolinë afër shtratit të mbuluar me balona të bardhë dhe mjellma të bardha, lodër në formë të zemrës, transmeton Koha.net. Nusja kishte të veshur fustanin tradicional të dasmës me ngjyrë të kuqe, që simbolizon fatin e mirë në kulturën kineze.

Këto imazhe janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale. Bëhet e ditur se kjo është pjesë e fushatës “kopjimi i Kushtetutës për 100 ditë” për edukimin kombëtar që ka nisur në mars.

Please follow and like us: