Albspirit

Media/News/Publishing

Egjipti angazhon nëndetëse për të gjetur kutitë e zeza të avionit EgyptAir


Ilustrim

Egjipti ka angazhuar një nëndetëse për të kërkuar kutitë e zeza të avionit të rrëzuar të kompanisë EgyptAir.

Kutitë e zeza përmbajnë të dhënat e fluturimit.

Avioni, me 66 veta në bord, ka qenë duke udhëtuar nga Parisi për në Kajro, kur është rrëzuar të enjten në Detin Mesdhe.

Presidenti i Egjiptit, Abdul Fattah al-Sisi, ka thënë se, tani për tani, nuk mund të konfirmohet asnjë teori si shkak i aksidentit.

Hetuesit kanë thënë se në kabinën e avionit ka shpërthyer tym, tre minuta përpara se ai të rrëzohej.

Ministri i Aviacionit Civil të Egjiptit ka thënë se sulmi terrorist ka më shumë gjasa të jetë shkak i fatkeqësisë sesa dështimi teknik.

Disa copa të avionit janë gjetur rreth 290 kilometra larg Aleksandrisë.

Please follow and like us: