Albspirit

Media/News/Publishing

Eli Fara ka ditëlindjen, mesazh urimi nga një person i veçantë

eli fare

Këngëtarja e dashur Eli Fara, sot ka ditëlindje dhe të ditur këtë fakt e ka bërë një prej mikeshave të saj më të afërta, Aurela Gaçe. Në profilin e saj në Intagram, Gaçe i ka bërë një dedikom shumë të ndjerë mikes së saj. “Edhe 100 pranvera të uroj mikja ime. Zgjodha pikërisht këtë foto, sepse duket drita e syve ashtu siç je në shpirt. Unë e quaj veten me fat që kam mundur të njoh një grua e nënë aq të fortë sa ty.  Supi ku pa frikë mund të mbështetet miqësia. Kam shumë për të thënë, por ke shumë ditëlindje përpara edhe do të kem kohë të shprehem”, shkruan Aurela. Këngëtarja nga Korça, sot mbush plot 49 vite dhe pse vështirë të besohet nga pamja e saj e jashtme.

Please follow and like us: