Albspirit

Media/News/Publishing

Eva Longoria martohet për herë të tretë

eva longoriaEva Longoria ka veshur fustanin e bardhë për herë të tretë. Aktorja e “Shtëpiakeve të dëshpëruara” është martuar të shtunën me të fejuarin e saj, Jose Antonio Baston, në një ceremoni në periferi të Meksikos.

Dasma është zhvilluar në një rezidencë private pranë liqenit Avándaro.

Revista “Hola! USA” publikoi e para fotot e aktores me fustanin e nusërisë. 41-vjeçarja Eva Longoria kishte zgjedhur një fustan të krijuar nga mikja e saj e ngushtë, Victoria Beckham, ndërsa flokët dhe grimin ia ka besuar bashkëpunëtorit të saj, Ken Paves. Ndërsa dhëndri kishte veshur një kostum gri nga Brunello Cicinelli.

Mes të ftuarve ishin David dhe Victoria Beckham, Ricky Martin, Mario Lopez, Melanie Griffith, Vanessa Williams etj.

Eva dhe Jose janë njohur në nëntor të vitit 2013. Ai është presidenti i gjigantit televiziv latin “Televisa”. Jose i ka propozuar për martesë aktores dhjetorin e kaluar gjatë një udhëtimi në Dubai.

Kjo është martesa e tretë për Eva Longoria-n. Në vitin 2010, ajo është divorcuar nga basketbollisti i NBA, Tony Parker. Ndërsa nga viti 2002 – 2004 ka qenë e martuar me aktorin Tyler Christopher.

Edhe Jose vjen nga një martesë e dështuar. Ai është divorcuar nga e shoqja, me të cilën ka tre fëmijë.

Please follow and like us: