Kina: OJQ-të e huaja nuk duhet të minojnë sigurinë dhe stabilitetin
Autoritetet kineze u bënë thirrje organizatave të huaja joqeveritare të mos dëmtojë sigurinë dhe stabilitetin shoqëror të vendit.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Hua Chunying komentoi pas raportit të gazetës japoneze Asahi Shimbun, e cila tregon se organizata me seli në Uashington, Mbështetja Kombëtare për Demokraci ka dhënë mbi 90 milionë dollarë për mbi 100 grupe në Kinë që nga viti 1983.
Por sipas Pekinit, disa nga përfituesit e këtyre fondeve janë të lidhur me grupet terroriste, siç është Kongresi Ujgur Botëror dhe Kongresi i Rinisë Tibetiane.
Hua Chunying theksoi se raporti i gazetës japoneze Asahi Shimbun konfirmon rëndësinë dhe nevojën për zbatimin e “rregullave për menaxhimin e organizatave të huaja joqeveritare.”
“Asnjë vend, absolutisht, nuk do të lejojë asnjë që organizatat e huaja të rrezikojë sigurinë kombëtare dhe stabilitetin shoqëror. Kjo është arsyeja pse qeveria kineze do të veprojë në bazë të ligjit me organizata të tilla që përpiqen të rrëzojnë pushtetin, rrezikojnë sigurinë e shtetit dhe interesat shtetëror e publike,” theksoi Hua. (Leftion Peristeri)