Albspirit

Media/News/Publishing

Kosova do të hapë ambasadë në Abu Dahbi

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, ka pritur dje delegacionin e Emirateve të Bashkuara Arabe, i udhëhequr nga Sekretari Përgjithshëm i Ministrisë së Financave të këtij vendi, Younis Al Khouri.

 

Kosova do të hapë ambasadë në Abu Dahbi

Ministri Selimi ka falënderuar Al Khourin për përkrahjen e vazhdueshme të Emirateve të Bashkuara Arabe dhënë Kosovës si dhe për lobimin e vazhdueshëm për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast Selimi e ka informuar delegacionin e Emirateve për iniciativën për hapjen e Ambasadës në Abu Dhabi si dhe për zhvillimet në vend.

Ai e ka njoftuar delegacioni edhe për prioritetet e politikës së jashtme, për aktivitetet e institucioneve të Republikës së Kosovës rreth tolerancës dhe dialogut ndërfetar si dhe për aspiratat e vendit për t`u anëtarësuar në strukturat euroatlantike.

Ministri Selimi ka përshëndetur arritjen e marrëveshje si, për promovimin dhe mbrojtjen reciproke të investimeve ashtu edhe për eliminimin e tatimeve të dyfishta, duke potencuar që marrëveshjet në fjalë do të krijojnë mundësitë më të mira për bashkëpunim ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Sipa s një komunikate të Ministrisë së Punëve të Jashtme, udhëheqësi i delegacionit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Al Khouri, ka uruar ministrin Selimi për nismat e njohura të dialogut ndërfetar. Ai ka përgëzuar Selimin gjithashtu edhe për arritjet në shtetin më të ri evropian dhe ka paralajmëruar shtim në interesimin e Emirateve për investime në Kosovë.

Please follow and like us: