Albspirit

Media/News/Publishing

Kryetari i LDK-së në Prizren: Gabuam me Donika Gërvallën

download (5)

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka reaguar ndaj partisë së tij, për sjelljen që ka treguar me Donika Gërvallën. Ai thotë se me këtë veprim, LDK-ja i ka shkaktuar dëme shumë vetvetes.

Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se LDK-ja nuk guxon ta nëpërkëmb kontributin 25 vjeçar të veteranëve të LDK-së e sidomos atyre të diasportës.

Ja postimi i Haxhi Avdylit ne Facebook:

Dëmi i moslejimit të pjesëmarrjes së Donikës në takimin e djeshëm , është shumë i madh se sa pjesëmarrja e saj në këtë takim. Ky zhgënjim po ndihet dhe vërehet gjithkund dhe me gjithkënd .Kjo huti dhe pakënaqësi e elektoratit është ma e madhe me ato skena te pakëndshme sesa do prodhonte një diskutim i saj aty. Ne nuk guxojmë të lëndojmë besimin e elektoratit besnik në vlerat që përfaqëson Ldk-ja.

Ne nuk guxojmë të neperkembim kontributin 25 vjeçar e veteranëve të Ldk-së veçanërisht të elektoratit tonë besnik të diasporës.

Ne jemi aty për ata.

Ne duhet të dëgjojmë zërin e tyre .

Skenat e tilla nuk kanë me dëmtu asnjë individ më shumë se sa vetë Ldk-në.

Please follow and like us: