Lukashenko fton Papën të takohet me kryetarin ortodoks rus për konfliktin ukrainas
Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, ka ftuar papa Françeskun të takohet me kryetarin e kishës ortodokse ruse për një mbledhje të paqes, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve “Belta”.
22.05.2016 ~ 22.05.2016
Papa takoi Lukashenkon në Vatikan të shtunën, ku më pas lideri bjellorus theksoi se “konflikti në Ukrainë kërkon një iniciativë të re, ndoshta shpirtërore”.
“Gjithçka është në duart e Zotit. Nëse ai jep bekimin e tij, atëherë krerët suprem të kishës katolike dhe ortodokse do të takohen në Bjellorusi”, tha Lukashenko duke shtuar se do të dëshironte që në këtë mbledhje të ftonte edhe liderët fetarë ukrainas, si dhe përfaqësues të Judaizmit dhe Islamit.
Please follow and like us: