Albspirit

Media/News/Publishing

Në Kosovë janë investuar para për të përhapur fondamentalizmin

New York Times: Në Kosovë janë investuar para për të përhapur fondamentalizmin

Gazeta prestigjioze amerikane New York Times i ka kushtuar një artikull të gjatë rritjes së fondamentalizmit në Kosovë. Thotë se në Kosovë 17 vjet pas çlirimit nga Serbia janë investuar para për të përhapur fondamentalizmin, vehabizmin që dominon në Arabinë Saudite, për të shndërruar vendin në rekrutues të xhihadistëve nga vend tolerant islamik.
Tani vendi, shkruan NYT sikurse pjesa tjetër e Europës po përballet me rrezikun e përhapjes së islamit radikal. “Gjatë dy vjetëve të fundit, policia ka identifikuar 314 kosovarë, përfshirë dy vetëvrasës me bombë, 44 femra dhe 28 fëmijë të cilët i janë bashkuar Shtetit Islamik, e që është numri më i madh për kokë banori”, raporton gazeta. NYT shkruan se të gjithë këta janë radikalizuar dhe rekrutuar, nga klerikë islamik dhe shoqata sekrete të krijuara nga Arabia Saudite dhe vende tjera të konservative. Deri më tani janë akuzuar 67 persona, janë arrestuar 14 imamë dhe janë mbyllur 19 organizata myslimane për veprime anti-kushtetuese. Ndërkohë që të premten është dhënë edhe dënimi me 10 vjet burg.

Please follow and like us: