Albspirit

Media/News/Publishing

Një sipërmarrës 18-vjeçar, njihuni me gjeniun shqiptar të lojërave kompjuterike

Një sipërmarrës 18-vjeçar, njihuni me gjeniun shqiptar të lojërave kompjuterike (VIDEO)

Ai është vetëm 18 vjeç, por fal aftësive është kthyer në një sipërmarrës që punëson edhe të tjerë.

Por jo vetëm kaq, Aldo Tanku, mund të cilësohet si një gjeni, pasi pasionin për teknologjinë dhe hapësirat e sistemeve informatike ka arritur t’i kthejë në vepra të cilat kanë rezultuar të suksesshme dhe të aplikueshme nga miliona persona. Aldo programon lojëra, të cilat më pas përdoren nga mijëra persona në të gjithë botën.  Pasionin e tij për lojërat elektronike ai e ka pasur që në moshën 13 vjeçare, kur edhe nisi të programojë lojën e parë. Për këtë lojë, Aldo shprehet se i është dashur 5 muaj kohë për ta programuar.  Lojën e fundit elektronike Aldo Tanku e ka programuar afro një muaj më parë dhe brenda kësaj periudhe kjo lojë ka tejkaluar 1 milionë përdorues, që është një shifër rekord për të tilla aplikacione.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=h6z24wNP-yw]Ai tashmë ka edhe kompaninë e tij në Facebook nëpërmjet të cilës ai siguron të ardhura. Pasioni dhe aftësia e tij është dalluar edhe nga mësueset e Shkollës “Petro Sota” në Fier ku ai studion. Bora Hoxhaj mësuese informatikës në këtë Shkollë shprehet se veç mësimeve Aldo studion dhe në mënyrë të pavarur çka ka bërë që ai të ketë sukses në këtë rrugë që ka nisur.  Aftësitë e tij janë pikasur nga të gjithë, pasi suksesi i tij është treguar si shembull edhe nga kryeministri Rama. Duke e cilësuar si Gjeni kryeministri u ka kërkuar të rinjve që të ndjekin rrugën e tij duke marrë formim profesional.

Please follow and like us: