Albspirit

Media/News/Publishing

Papa përshëndet ortodoksit beratas

E veçantë, Papa përshëndet beratasit

Nuk ndodh shpesh që Papa Françesku, nga ballkoni në sheshin “Shën Pjetër” të Vatikanit, të shquajë në veçanti besimtarë që e ndjekin, por këtë herë, meshën tradicionale të ditës së dielë, Ati i Shenjtë e nisi me një përshëndetje të ngrohtë për një grup besimtarësh ortodoksë nga Berati.

Predikimi i radhës së Papa Françeskut në Vatikan kishte si kryefjalë samitin humanitar, i cili është i pari i këtij lloji që do të mbahet në Ankara. Ati i Shenjtë shpreson që takimi i Turqisë të realizojë qëllimin përfundimtar: atë të shpëtimit të çdo jete njerëzore.

“Ditën e hënë do të zhvillohet samiti i parë botëror dedikuar çështjeve humanitare, për të reflektuar mbi masat që duhen marrë për të zgjidhur situatat dramatike të shkaktuara nga konfliktet, problemet e mjedisit dhe varfëria e tejskajshme, shkruan Top channel. Ne lutemi sot për të shpëtuar jetën e çdo qenieje njerëzore, pa përjashtim, sidomos të personave të pafajshëm dhe  atyre që janë të pambrojtur”, tha Papa Françesku.

Kreu i Selisë së Shenjtë shquhet për fjalimet e tij skeptike mbi mënyrën sesi qeveritë po përballen me një ndër eksodet më të mëdha të refugjatëve. Papa Françesku iu drejtua mijëra turistëve dhe pelegrinëve të mbledhur në sheshin “Shën Pjetër”.

“Ju uroj të gjithëve një të dielë të bukur! Ju lutem mos harroni të luteni për mua! Mirupafshim!”, mbylli fjalën e tij Papa Françesku.

Please follow and like us: