Albspirit

Media/News/Publishing

Rikthimi i vullkanit vrasës, zhduket fshati

Të paktën shtatë persona janë vrarë në provincën veriore  Sumatra në Indonezi dhe dhjetëra janë plagosur, pas aktivizimit të një vullkani në malin Sinabung.

Thuajse e gjithë zona u përfshi nga shtëllunga të mëdha tymi.

Vullkani shkatërroi thuajse një fshat të tërë, Gamber, i cili ndodhej vetëm 4 kilometra larg kraterit.

Zona e aktivizimit të vullkanit njihej si e rrezikshme dhe zyrtarët prej kohesh i kishin paralajmëruar banorët të zhvendoseshin , por mesa duket ata kishin arsye të forta që nuk largoheshin nga fshati Gamber.

“Ata janë kthyer në fshatin e tyre, për shkaqe ekonomike, sepse kishin nevojë të vazhdonin të merreshin me bujqësi”, deklaron një zyrtar indonezian.

Mali Sinabung është një nga rreth 130 vullkanet më aktivë në vend i cili është i lokalizuar në të ashtuquajturën unaza e zjarrit të paqësorit.


Please follow and like us: