Shtatë të vdekur nga vullkani në Indonezi
Shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një vullkani, të shtunën, në perëndim të Indonezisë.
Viktimat kanë qenë në një zonë, e cila është shpallur e pasigurt për shkak të afërsisë së saj me malin Sinaburg, ku edhe ka shpërthyer vullkani.
Vullkani ka vazhduar të nxjerrë hi edhe të dielën, duke penguar operacionet e shpëtimit.
Ky vullkan ka qenë i fjetur për katër shekuj përpara se ka shpërthyer në vitin 2010.
Ai ka shpërthyer po ashtu në vitin 2014, duke vrarë dhjetëra njerëz.
Indonezia është një vend me aktivitet sizmik, pasi ndodhet mbi të ashtuquajturën “Unazë e Zjarrit” në Paqësor, ku takohen pllakat tektonike.
Please follow and like us: