Thënie gjeniale nga Honorè dë Balzak
Më 20 maj 1799, në Paris, lindi Honorè dë Balzak, romancier francez dhe dramaturg.
Opusi i tij letrar është sekuencë tregimesh e romanesh të njohur me titullin e përgjithshëm Komedia Njerëzore, panoramë e jetës franceze në vitet pas rënies së Napoleon Bonopartit, më 1815.
Balzaku ishte monarkist shumë konservator; në shumë mënyra, ai është antipod i republikanizmit demokratik të shkrimtarit Viktor Hugo.
Megjithatë, trajtimi i mprehtë i realitetit dhe çështjeve të kohës fitoi respektin e shumë socialistëve dhe marksistëve. Engelsi thoshte se Balzaku ishte shkrimtari i tij e preferuar, ndërsa Marksi u referohej vazhdimisht romaneve të tij. Me rastin e ditëlindjes së rij, “Tirana Observer” ka përzgjedhur 50 thëniet e tij më të bukura.
50 aforizma nga Honorè dë Balzak
1 – Lavdia është një helm që duhet marrë me doza të vogla.
2- Ligjet janë rrjeta ku mizat e mëdha kalojnë lehtësisht, ndërsa mizat e vogla ngelin të mbërthyera.
3- Prapa çdo pasurie të madhe, fshihet një krim i madh.
4- Zemra e një nëne është një humnerë e thellë, në fundin e të cilës do të gjesh faljen.
5- Një grua e njeh fytyrën e njeriut që dashuron, ashtu si marinari njeh detin e hapur
6- Një bashkëshort i mirë nuk shkon kurrë të bjerë për të fjetur i pari natën dhe nuk zgjohet kurrë i fundit në mëngjes.
7- Lumturia e një nëne është si një rreze drite, ajo ndriçon të ardhmen, por reflektohet gjithashtu në të kaluarën, në formën e kujtimeve të bukur.
8- Kur gratë na dashurojnë, ato na falin për gjithçka, edhe për krimet tona; kur nuk na dashurojnë, nuk na njohin meritën për asgjë, as edhe për virtytet tona.
9- Dashuria është poezia e shqisave.
10- Kur zhytemi në thellësitë e kënaqësisë, ne nxjerrim lart më shumë llum, se sa perla.
11- Ndoshta virtyti nuk është asgjë më shumë, se sa mirësjellja e shpirtit.
12- Kur ligji bëhet despotik, morali dobësohet, dhe anasjelltas
13- Pasioni është humaniteti universal. Pa të, feja, historia, romanca, arti do të ishin të kotë.
14- Një burrë është një krijesë e gjorë, krahasuar me një grua.
15- Vetmia është e mirë, por gjithsesi të duhet dikush, që të të thotë se vetmia është e mirë.
16- Mençuria është kuptimi i atyre gjërave hyjnore, tek të cilat shpirti ngjitet përmes dashurisë.
17- Në atë kohë, vetëvrasja ishte në modë në Paris: e çfarë çelësi më të përshtatshëm mund të kishte, për të zbërthyer misterin për një shoqëri skeptike?
18- Armiqtë tanë më të mëdhenj janë të afërmit tanë. Mbretërit nuk kanë vëllezër, nuk kanë bij, nuk kanë nëna!
19- Sa më shumë dikush gjykon, aq më pak ai dashuron.
20 – Lumturia është poezia e gruas.
21- Të pakuptuarit përfshihen në dy kategori: femrat dhe shkrimtarët.
22- Fama tepër e dëshiruar është pothuaj gjithmonë një prostitutë e pashpallur.
23- Kritika është një furçë që nuk mund të përdoret mbi stofra të buta, ku mund të rrënojë gjithçka.
24- Martesa është një betejë deri në vdekje, para së cilës bashkëshortët ia kërkojnë qiellit bekimin e tij.
25- Besojini gjithçka që dëgjojini të flitet për të tjerët, asgjë nuk është aq e shëmtuar sa të jetë e pamundur.
26- Burokracia është një mekanizëm gjigant ngritur nga xhuxhët.
27- Prej kur ekziston shoqëria, një qeveri, në mënyrë të pashmangshme, ka qenë gjithmonë një kontratë sigurie midis të pasurve kundër të varfërve.
28- Urrejtja pa dëshirën e hakmarrjes është një farë e rënë në shkëmb.
29- Arti është natyra e koncentruar.
30- Femrat, kur nuk dashurojnë, kanë gjakftohtësinë e një avokati të vjetër.
31- Në jetë janë me bollëk meshkujt, por mungojnë burrat.
32- Askush nuk guxon t’i thotë lamtumirë një zakoni. Shumë vetëvrasje janë ndalur në prag të vdekjes për hir të kujtimit të kafesë ku për çdo mbrëmje luan domino.
33- Të lexuarit na sjell miq të panjohur.
34- E gjithë lumturia varet nga kurajoja dhe puna.
35- Ligjet janë rrjet merimange përmes së cilës merimangat e mëdha kalojnë ndërsa ato të vogla zihen në kurth.
36- Femrat janë gjithnjë të vërteta, madje edhe në mes të pavërtetave të tyre më të mëdha, për shkak se ato janë të ndikuara gjithnjë nga një ndjenjë e natyrshme.
37- Çdo moment lumturie kërkon një sasi të madhe injorance.
38- Një ditë ju do të zbuloni se ka më shumë lumturi në lumturinë e dikujt tjetër se sa në vetë tonën
39- Martesa duhet të luftojë vazhdimisht kundër një monstre që gllabëron gjithçka: Rutinën.
40- Frikërat tona më të mëdha qëndrojnë në pritje.
41- Kushedi se ç’kënaqësi duhet të jetë për një femër të vuajë për personin që do.
42- Asgjë nuk është më e keqe në shoqëri kur ekziston besimi nga një shok se është superior ndaj tjetrit.
43- Suksesi nuk ekziston kur ke talent të madh, por pa vullnet
44- Pabarazia mund të jetë e drejtë, por asnjë pushtet në botë nuk mund ta kthejë atë në fakt.
45- Unë jam një poet i madh. Nuk i hedh poemat në letër, ato qëndrojnë në veprime dhe ndjenja
46- Asnjë nuk e dashuron një femër sepse është e bukur apo e shëmtuar, budallaqe apo inteligjente. E duam sepse thjesht e duam.
47- Njerëzit duhet të besojnë tek martesa ashtu si tek pavdekësia e shpirtit.
48- Ah sikur të pikturonim me dorë atë që shohim me sy!
49- Gjëja e parë e nevojshme për të fituar zemrën e një femre është mundësia
50- Mizoria dhe frika shtrëngojnë duart së bashku.