Albspirit

Media/News/Publishing

Tre shënime(absurde) për tre lajme dite

Tre shënime(absurde) për tre lajme dite/ Nga Mentor Kikia

Tre shënime(absurde) për tre lajme dite/ Nga Mentor Kikia

Ditën që shefi i sigurisë në bazën ushtarake të Farkës, duhej të ishte në punë dhe të kishte kontrolluar dhe firmosur, për të lejuar ose jo, ngritjen në fluturim të helikopterit ushtarak që u rrëzua në liqenin e Shkodrës, ai fluturonte me helikopterin e një kompanie private. E di që nuk i mjafton paga, por kjo është e paimagjinueshme, aq më shumë për një drejtues në një baze ushtarake. I bie sikur kirurgu të lërë pacientin e spitalit publik më zorrët jashtë dhe tia fusë vrapit tek spitali privat, se i japin dyfishin e pagës.(E kush tha se nuk kanë bërë edhe mjekët këtë punë)

Po dëgjoj Lulzim Bashën, me premtimet për fshatarët, punëtorët e fasonëve, tregtarët, peshkatarët…. Do hapë tregje e do ulë taksa, do bëjë kanale e do subvencionojë prodhimet… Shumë bukur. Por ky është kryetari i një partie që ka vetëm 3 vjet që ka dorëzuar pushtetin, dhe ka në krah të gjithë kopenë e atyre që ishin dje në qeveri, që vodhen c’u doli përpara, mes të tjerash edhe paratë e kanaleve kulluese e vaditëse, edhe paratë e naftës së fshatarve dhe subencionit të bujqësisë.
A thua do ta bësojë njerëzia?

Aksidentet rrugore janë vrasësi më i madh në Shqipëri. Por nuk kanë rëndësi viktimat dhe si ti minimizojmë ato, por kush e ka fajin mes PS-se dhe LSI-se. Njësoj si për Balilin e Sarandës, tregtarin e shumicës së drogës, kur u futën në sherr Kocua me LSI-në, se kush e ka emëruar. Policia, më në fund, po heton si shkaktarë të aksidenteve edhe gjendjen skandaloze të rrugëve, me dhe pa parmakë, me dhe pa gropa, me dhe pa tabela, me dhe pa sinjalistikë, të rreziksheme sa ditën ashtu dhe natën, pa asnjë kryqzim të ndricuar. Raporet deri tani i binin shkurt: Fajin e kishte ai që vdiste. Haxhinasto nxitoi të mbrohet: Fajin e ka policia rrugore dhe shoferët. Por ne që ecim në rrugë nuk kemi nevojë për raportet, për të besuar se cfarë standarti kanë rrugët e Shqipërisë.

Please follow and like us: