Albspirit

Media/News/Publishing

Zamira Çavo: Tell the truth!

Tell the truth!
Unë nuk e di nëse vërtetë z Kukan ia ka thënë Bashës këtë fjalë, por jam e bindur që e ka menduar .Ai e të gjithë të tjerët që kanë ardhur në Shqipëri kanë parë se si pasi largohen nga takimi me politikanët shqiptar, e vërteta e tyre shndërrohet në “të vërtetën” e atij që flet e që cdo hërë jo vëtëm mund të jetë një gjysëm e vërtetë, por mund të jetë dhe një gënjeshtër e madhe
-Tell the truth z Basha! Mjaft me sharje, shpifje e mashtrime halabakësh! Mjaft me përdorimin e “ndërkombëtarëve” me buzeqeshjen e tyre të stampuar në shtërngime duarsh! Ndryshe flisni me ta e ndryshe i ktheheni opinionit publik. Deri kur do talleni me shqiptarët. Tell the truth Z Basha dhe thuaju shqiptarëve se pa u larguar Berisha nga politika nuk ka për të patur të vërteta të Partisë Demokratike. Nëse vërtetë e mendon veten Lider , Tell the truth dhe rindërtoje PD-në në interest ë Shqipërisë dhe jo të interesave meskine të Berishës.
-Tell the truth z Rama! Mjaft u fshehët pas ndërkombëtarëve që “ju mbështesin” vetëm ju! Mjaft i gënjyet shqiptarët për gjendjen e tyre. Unë besoj se ju nuk e shihni të “vërtetën “ e gjendjes së shqiptarëve, se nëse e shihni por mundoheni ta fshihni ky është një krim! Tell the truth dhe thuaju hapur shqiptarëve se gabove me ata që mblodhe rreth vetes, gabove me administratën publike, gabove me Saliun dhe kastën e politikanëve që e zhytën në errësisë Shqipërinë.
-Tell the truth z President! Nëse e ke veshtirë të thuash të vërtetën për atë cka po I bën vendit, të pakëtn hesht e mos e shndërro institucionin e lartë të presidentit në një institucion mashtrues e përcarës!
Tell the truth zotërinj ambasadorë! Në përpjekjet tuaja për të “zgjidhur” problemet ” made in” Albania, ju më shumë keni fshehur të vërteta ose keni thënë vetëm gjysëm e tyre. Ju jeni po aq përgjegjës për gjendejn ku ndodhemi sepse ju na keni servirur gjysmë të vërtetat. Dhe nuk ka vend këtu për tu fshehur pas gjuhës diplomatike. Nuk ka diplomaci në botë që dikton mbi një vend Sovran ashtu si po ditkoni ju! Dhe une nuk them se po cënoni sovranitetin. JO! Unë kërkoj të thoni të vërteta dhe këto me zë të lartë!
-Tell dhe truth Media! Boll u qurravitët pas interesave të pronarëve që gjithnjë kanë lëvizur sipas së “vërtetës” së xhepit të tyre pa pyetur për Shqipërinë. Mjaft thatë të pavërteta osë gjysmë të vërteta! Ju jeni po aq fajtorë sa politika për udhëkryqin që kemi përpara! Boll e vratë opinionin publik!
-Tell the truth shoqëri civile! Nëse vërtetë e quani vetën qytetar mos u përdorni politikisht e mjaft gënjyet per “të vërteta” që janë vetëm “të vërtetat tuaja dhe jo të shqiptarëve!

Please follow and like us: