40 të vrarë nga sulmet në Jemen

Sulmet vetëvrasëse në qytetin Aden të Jemenit kanë lënë të vrarë së paku 40 persona.
Zyrtarë të sigurisë kanë thënë se shpërthimi i një makine bombë ka pasur në shënjestër disa të rinj, që prisnin në radhë për t’u rekrutuar në ushtrinë e Jemenit.
Një tjetër sulm ka ndodhur pak më vonë, duke goditur një bazë ushtarake pranë.
Përgjegjësinë për sulmet nuk e ka marrë ende asnjë grup.
Në të kaluarën, Al Kiada dhe i ashtuquajturi Shtet Islamik kanë marrë përgjegjësinë për disa sulme kundër forcave qeveritare të Jemenit.
Please follow and like us: