Albspirit

Media/News/Publishing

Akademia e Shkencave zgjedh dy akademikë të rinj: Edi Pingulin dhe Marenglen Verlin 

 

 

Asamblea e Akademisë së Shkencave u mblodh sot për votimin e kandidaturave të paraqitura për titullin “Akademik”, sipas fushave dhe kritereve të aprovuara nga Asambleja dhe konstatoi:

Në votim morën pjesë 32 nga 34 anëtarë të Asamblesë së ASH-së.

Votimi i fshehtë, numërimi i votave si dhe gjithë administrimi ligjor i procesit të votimit u zhvillua nën drejtimin dhe prezencën e Komisionit të Votimit i ngritur me aprovim të Asamblesë, i përbërë nga akademikët: Neki Frashëri-Kryetar, Petraq Pepo-anëtar dhe Jorgaq Kaҫani-anëtar.

Në përfundim të votimit të fshehtë dhe të numërimit të votave nga Komisioni, nga 5 vende të hapura u zgjodhën 2 (dy) prej tyre. 3 (tre) vendet e tjera mbetën pa u plotësuar pasi kandidatët në garë nuk arritën numrin e duhur të votave, sipas Statutit.

Asamblea uron për zgjedhjen kolegët, akademikët Edi Pinguli në fushën e hidroenergjitikës dhe Marenglen Verlin në fushën e historisë të cilët morën numrin e duhur të votave.

Please follow and like us: