Albspirit

Media/News/Publishing

Artpolis organizon festivalin e katërt të FemArt

 

Artpolis ka bërë përgatitjet për organizimin e edicionit të katërt të festivalit ” FemArt “. Festivali do të fillojë nga data 25 – 30 Maj 2016 në Prishtinë.

Hapja e Festivalit do të bëhet me  25 maj, nga ora 20:00 në Teatrin Oda.

“Edhe këtë vit, ne do të vazhdojmë me sjelljen e artit origjinal të krijuar dhe prezantuar nga artistet duke përfshire: Shfaqje Teatrale, Filma dokumentar dhe të shkurtër, Master Klasa, Punëtori, Ekspozita, Performancë, Promovim Libri, Slam Poezi, Muzikë, Panele Diskutimi, Koncerte, Pop in Talks, dhe forma të tjera të artit të krijuara nga artistet dhe aktivistet nga: Kosova, Rajoni dhe Europa”, thuhet në njoftimin e Femart.

Gjatë 6 ditëve të Festivalit FEMART, do të mbahen 30 Aktivitete me mbi 100 artiste/artistë dhe aktiviste, në 8 Lokacione të ndryshme në Prishtinë nga ora 10:00 – 24:00. Hyrja në të gjitha aktivitetet e FEMART është FALAS!

Më poshtë gjeni programin e plotë të festivalit.

25 Maj, e Mërkure 20:00 – 20:15, Teatri ODA HAPJA E FESTIVALIT 20:15 – 22:00, Teatri ODA »BOTA« Film Artistik / Regjisorë: Iris Elezidhe Thomas Logoreci. Shqipëri, Itali / Luajnë: Flonja Kodheli, Artur Gorishti, Fioralba Kryemadhi, Tinka Kurti. 22:00 – 22:30, Teatri ODA »REVOLTA KUNDËR DHUNËS« Ekspozitë dhe performancë / Fitore Berisha. Islandë, Kosovë / Performues: Agnes Nokshiqi, Tristan Halilaj 22:30 Koktej dhe muzikë nga Hana Zeqa. Kosovë.

26 Maj, e Enjte 11:00 – 13:00, Galeria e Fakultetit të Arteve »DIVERZITETI KULTUROR NGA PËRSPEKTIVA E GRUAS« Master Klasë nga Brigitte Kaquete. Belgjikë. 13:00 – 15:00, Teatri ODA PANEL DISKUTIMI »REGJIA DHE MIZOGJINIA« Paneliste: Blerta Zeqiri, Kaltrina Krasniqi, Lendita Zeqiraj, More Raça, Arlinda Morina / Moderatore: Zana HoxhaKrasniqi 16:00 – 17:30, Teatri ODA »MOTRAT QIRIAZI« Filmi dokumentar i përcjellur me PANEL DISKUTIMI »MODELET E FEMINIZMIT« Paneliste: Lepa Mlađenović, Serbi dhe Igballe Rogova. Kosovë / Moderatore: Ariana Qosaj-Mustafa 20:00 – 21:00, Teatri ODA »COPË COPË« Performanca teatrore -Procesimi i kujtesës dhe transformimi i dhimbjes / Dramaturge: Blerta Zeqiraj / Regjisore: Zana HoxhaKrasniqi / Marrin pjesë: MelihateQena, Dardana Mehmeti, Donikë Ahmeti, Arta Gashi, Albina Kelmendi, Bashkime Sulejmani dhe Minire Bujupi 21:15 – 21:35, Teatri ODA »POEZIA IME SLAM« Autore: FluturaBalaj / Koreografe: Fjolla Hana / Muzika: Lora Ajvazi 22:00 – 23:00, Teatri ODA »PMS« PRE MENSTRUAL SYNDROME Koncert. Shqipëri.

27 Maj, e Premte 11:00 – 13:00, Galeria e Fakultetit të Arteve »ARTI I GRAVE NË LINDJEN E MESME« Master Klasënga Lina Attel. Jordani 13:00 – 15:00, EU Info Center PANEL DISKUTIMI »TRUPI IM ZGJEDHJA IME« /Paneliste: Vjollca Krasniqi, Visare Mujko-Nimani, Nita Luci, Leonidë Molliqaj /Moderatore: Mrika Aliu 17:00 – 19:00 Studio e Venera Mustafa, Mati 1, Rruga B, residio 1 POP IN TALKS @ VENERA MUSTAFA 20:00 – 20:45, Teatri ODA »NGJYRAT E GUSHTIT« Shfaqje teatrore / Autore: Paloma Pedrero / Regjia: Ilire Vinca / Aktore: Vjosa Maloku dhe Semira Latifi / Produksioni: Fakulteti i arteve dhe Teatri ODA 21:00 – 22:40, Teatri ODA FILMA N’FEMART FAKULTETI I ARTEVE REGJI FILMI, PRISHTINË »KANDËR« TrendelinaHalili, 13 min »MONA« Lorena Sopi, 5 min »ATILLA« Dina Morina, 8 min »LOST IN HOPE« Jehona Berisha, 7 min FILMAT E SHKURTËR TË HUAJ »DITËLINDJA« Daniela Lucato, 15.16 min. Gjermani. »DHËMBËT E PJEKURISË« Sydni Lazarus, 10 min. Kanadë. FILMAT DOKUMENTARË TË HUAJ »NOUN« Aida Schlaepfer, 24.40 min. Irak, Gjermani. »KUJTIMET E NJË KLUBI STRIPTIZI «Silvana Lázaro Rosales, 11.29 min. Meksikë.

28 Maj, e Shtunë 10:00 – 14:00, Hotel Sirius »SHËRIMI I PLAGËS AMNORE — DHE NDËRLIDHJA ME AKTIVIZMIN «Punëtori me Sandra Ljubinković. Serbi. 13:00 – 15:00, EU Info Center PANEL DISKUTIMI »GRATË DHE PRONA« Paneliste: Luljeta Demolli, Sibel Halimi, Leonora Selmani Moderatore: TeutaHoxha 18:00 – 20:00, Galeria e Fakultetit të Arteve EKSPOZITA N’FEMART »KUR TË VDES UNË, BËNI ÇFARË TË DONI« Adela Jušić, 20 min. Bosnjadhe Hercegovina. »BABI PSE BRENGOSESH? «Zymryte Hoxhaj. Gjermani, Kosovë. 21:00 – 22:00, Biblioteka Kombëtare KONCERT/ DUO Rina Kaçinari, Violinçelë & Jörg Mikula, Baterist dhe vokal. Kosovë, Austri.

29 Maj, e Dielë 10:00 – 17:00, Artpolis »RI/SHIKIMI I GRAVE N’DRAMË« Punëtori nga DoruntinaBasha. Kosovë. 13:00 – 15:00 CEL PËR FEMART »MË THIRR BARBARA« Film Dokumentar / Ana Jakimska, Maqedoni, përcjellur nga ligjërata e CEL për Transgjinorët 19:00 – 20:30, Teatri Kombëtar »QIELLI I HESHTUR« ShfaqjeTeatrore / Autore: Loren Gunderson. SHBA. / Regjisore: Armela Demaj, Shqipëri / Aktorët: Jonida Beqo, Sonila Kapidani, Nigela Ruka, Redian Mulla dhe Verjana Abazaj / Produksioni: Teatri Metropol. Shqipëri. 21:00 – 22:30, Teatri ODA »LARG PA LO KOR« Koncert / Christine Salem, Vokal me Harry Perigone, David Abrousse, Sebastien Martel Zhanri: Maloya — Muzikë tradicionale nga Ishujt Reunion, Territor francez në Oqeanin Indian

30 Maj, e Hënë 10:00 – 16:00, Rrjeti i grupeve të grave të Kosovës »IDENTIFIKIMI DHE PASOJAT E NGACMIMEVE SEKSUALE« Punëtori nga Dua Dauti-Kadriu. Kosovë. 10:00 – 14:00, FakultetiFilozofik »AKTIVIZMI I VAJZAVE TË REJA«, Punëtori nga Jelena Memet dhe Andrijana Kocić. Serbi. Programi për Studime dhe Hulumtime Gjinore 13:00 – 15:00, EU Info Center PANEL DISKUTIMI »BURRAT DHE FEMINIZMI« Panelistë: Agon Maliqi, Ilir Bajri, Artan Sadiku, RronGjinovci /Moderatore: Yllka Soba 17:00 – 18:00, Foaje e Teatrit Kombëtar të Kosovës »VALSI I MESNATËS« Promovimi i Librit nga IlireZajmi-Rugova. Kosovë. / Interpretojnë: Anisa Ismaili, Melihate Qena, Shpëtim Selmani, Fitore Broqi, Qëndresa Kajtazi 20:00 – 21:10, Teatri Kombëtar »RRËFIMET PRIVATE« Shfaqja Teatrore /Autor: Ingmar Bergman /Regjisore: Nina Nikolikj /Aktorët: Amernis Nokshiq Jovanovska, Nina Dean, Petre Arsovski, Oliver Mitkovski, Darja Rizova, Katina Ivanova, Blagoj Veselinov /Produksioni: Studio filmike e Shkupit në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Maqedonisë 21:00 – 22:30, Teatri Kombëtar »MBYLLJA E FESTIVALIT FEMART« Koncerti i Festivalit DAM me BesaLlugiqi, soprano dheLirika Pula, piano si dhe NDARJA E ÇMIMIT FEMART

Please follow and like us: