Austriakët kalojnë testin, nuk e votojnë ekstremistin Norbert Hofer për President
Kandidati i pavarur për president të Austrisë, Alexander Van der Bellen ka fituar zgjedhjet presidenciale, duke mposhtur kështu liderin e ekstremit të djathtë – Partisë së Lirisë, Norbert Hofer
Van der Bellen në fushatën e tij kishte paraqitur platformë pro BE’së, të mbështetur gjithashtu nga partia e tij, Partia e Gjelbër, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Ndërsa nga ana tjetër, ekstremisti i djathtë, Hofer nga Partia e Lirisë, kishte bërë thirrje kundër Bashkimit Europian, duke ndjellë kështu ndjenjën e frikës ndaj rritjes së numrit të azilkërkuesve në BE.
Please follow and like us: