Kontrata më e madhe nga një muzikante angleze
Adele pritet të nënshkruajë një kontratë prej 90 milionë paundësh, kontrata më e madhe e bërë ndonjëherë nga një muzikante angleze.
Kontrata e këngëtares 28-vjeçare me “Sony Music” është më e madhja deri tani, duke lënë pas atë të Robbie Williams në 2002, me shtëpinë diskografike “EMI”, me një shumë prej 80 milionë paundësh.
Mbrëmjen e kaluar, një burim për “Sony Music” ka deklaruar: “Ne e kemi siguruar Adele, e cila është një nga yjet më të mëdhenj të muzikës sa i përket kësaj gjenerate. Kjo është gjigante”.
Këngëtarja e “Skyfall”, e cila pritet të firmosë kontratën gjigante në javët në vazhdim, momentalisht ka një pasuri prej 85 milionë paundësh.
Please follow and like us: