Marrëdhëniet Britani-SHBA deri në prag të referendumit
Britania iu bashkua Komunitetit Ekonomik Evropian në vitin 1973, kur ishte nën drejtimin e Kryeministrit konservator Edward Heath. Ndërsa një vit më pas, kur në krye të Britanisë u vendos Kryeministri Laburist Harold Wilson, deklaroi se do t’ia linte në dorë popullit britanik për të vendosur nëse dëshironin të qëndronin në Tregun e Përbashkët duke rinegociuar kushtet ose të dilnin fare prej tij.
Kjo çështje përçau kabinetin Laburist në referendumin e mbajtur në vitin 1975, ashtu si edhe sot kur kabineti I kryeminsitrit konservator David Cameron është ndarë në qendrime teksa popullit I duhet të duhet të vendosë nëse do të largohet apo jo nga Bashkimi Europian.
Në fund në vitin 1975, më shumë se 67 për qind e votuesve vendosën që Britania të qëndrojë në Tregun e Përbashkët. Marrëdhenia e Britanisë me atë që sot është Bashkimin Europian në këto 4 dekada gjithmonë ka pasur uljet-ngritjet e saj, me paralajmërime të përsëritura për një “divorc” të mundshëm.
Në vitin 1988, kryeministrja konservatore Margaret Thatcher bëri disa deklarata të ashpra ndaj Komunitetit Evropian, duke thënë se qeveria e saj do t’i rezistojë çdo përpjekje për ta kthyer atë në një bashkim, në të cilën Britania do të duhet të heqë dorë nga kompetencat sovrane.
“Ne nuk kemi arritur që të rrëzojmë me sukses kufijtë e shtetit ne Britani, vetëm për t’i parë ato në një nivel europian, me një supershtet europian, që ushtron dominancën e tij nga Brukseli”, tha ajo në një fjalim në Bryzh.
16 shtatori 1992, që njihet si e mërkura e zëzë, është dita kur qeveria konservatore u detyrua të tërhiqet paundin britanik nga Exchange Rate Mechanism (ERM), pasi monedha u sulmua nga spekulatorët ndërkombëtare. Vendimi i Britanisë e shtyu këtë mekanizëm në prag të kolapsit. Në fund të kësaj ditë të furishme për tregjet, ministri i Financave, Norman Lamont njoftoi se qeveria nuk mund të përballet më me sulmet e spekulatorëve.
“Qeveria ka arritur në përfundimin se interesi i Britanisë mund të mbrohet vetëm duke pezulluar anëtarësimin në Exchange Rate Mechanism “, tha ai.
Në vitin 1992, udhëheqësit Komunitetit Ekonomik Evropian nënshkruan Traktati i Mastrihtit duke krijuar Bashkimin Evropian, që eventualisht çoi në krijimin e monedhës së vetme.
Deri më 1 janar të vitit 2002 euro u prezantua me shumë bujë në Bruksel dhe në vendet e tjera që e kishin miratuar atë, ndërsa Britania për shkak të ndjenjës së nacionalizmit që u rizgjua në vend vendosi të mbante paundin.
18 vjet pas udhëheqjes së konservatorëve që ishin kryesisht euroskeptikë, pushtetin në vitin 1997 e mori lideri i laburistëve Tony Blair. Duke shprehur kredencialet e tij për BE-në, Blair deklaroi se fati i Britanisë ishte të qenët partner udhëheqës në bllok.
Blair prezantoi pikëpamjet e tij pro-evropiane në kontrast me fjalimin e famshëm të Thatcher në Bryzh, 12 vjet më pare, e cila kishte betonuar një “pamje të izoluar dhe armiqësor” të BE-së që dominonte në partinë Konservatore.
“Përgjigjja e Britanisë ndaj këtyre kritikave ishte për tu tërhequr nga opsioni i daljes nga blloku. Për ta parë këtë në termat e prezantimit europian si Britania kundër Europës,” tha ai, duke shprehur pikëpamjet e tij proevropiane në një fjalim në Ghent.
Por në të njëjtën kohë, politika britanike pa rritjen e popullaritetit të euroskeptikvë të (United Kingdom Partisë Independence) nën udhëheqjen e Nigel Farage. Ky popullaritet bashkë më dëshirën për të sheshuar qëndrimet e kundërta për Evropën brenda partisë së tij Konservatore, e shtyu kryeministrin David Cameron në vitin 2013 të premtojë referendumin mbi anëtarësimin e Britanisë në BE-në e reformuar.
“Është koha që populli britanik të thotë fjalën e tij. Është koha që në të vendosim për këtë pyetje në lidhje me Britaninë dhe Evropën“, tha Cameron.
“Ne kemi negociuar një marrëveshje të re, dhe do të japim popullit britanik të drejtën për të vendosur në referendum, të qëndrojë në Bashkimin Evropian me këto kushte të reja, ose të dalë fare. Do të jetë një referendum brenda apo jashtë BE,” tha ai, duke u zotuar për të mbajtur referendumin para përfundimit të mandatit të tij në vitin 2017.
Njoftimi i referendumit nuk ndodhi deri në fillim të shkurtit të 2016, pas disa muajve negociata me BE, kur Cameron siguroi reforma të mjaftueshme në Britani, duke u shprehur se qeveria e tij do të mbështesë anëtarësimin e vazhdueshëm të vendit.
Por sërish kabineti dhe partia Konservatore janë të ndarë në lidhje me këtë çështje, duke vënë përballë disa ide kundër kryeministrit.
Një goditje fushata e Cameron e mori nga kryetari i atëhershëm britanik i Londrës Boris Johnson, i cili njoftoi se do të angazhohet për daljen e Britanisë nga BE-së, e njohur si Brexit.
” BE-ja” thonë ata:” BE-ja është gjepura, por ne nuk kemi asnjë alternativë ‘- Kjo është ajo që thonë ata, ky është drejtimi i tyre. Por kam frikë se ky është vetëm drejtimi i tyre, pasi ne e kemi një alternative dhe është e lavdishme , “tha ai.
Pasi dha dorëheqjen si kryetar i bashkisë në muajin maj, Johnson tashmë është udhëheqësi I fushatës për tu larguar nga BE. Ai ngjalli polemika duke thënë se BE-ja është duke ndjekur rrugën e Adolf Hitlerit dhe Napoleonit, me përpjekjen e saj për të krijuar një supershtet evropian.
Ndërsa fushata e Cameron pro qëndrimit mori një përkrahje të profilit të lartë nga vizita e presidentit të SHBA Barack Obama, i cili tha se Amerika dëshiron që Britania të qëndrojë në BE. Obama paralajmëroi se nuk do të mbështeste marrëveshjet e veçanta të tregtisë me Shtetet.
Të dyja kampet, pro dhe kundër daljes nga BE kanë përdorur sigurinë dhe ekonominë për të mbështetur argumentet e tyre.
Në një fjalim të rëndësishëm, Cameron tha se Britania dhe më pas Evropa, do të jetë më pak të sigurta nëse vendi largohet nga BE.
“Unë dua t’ju them se nëse ju e doni këtë vend, në qoftë se ju doni të mbani atë të fortë dhe doni sigurinë e njerëzve tanë, anëtarësimi ynë në BE është një nga mjetet, një nga mjetet, që na ndihmon për të bërë këto gjëra, “tha ai.
Megjithatë, kampi pro daljes argumenton se Britania do të jetë e sigurt jashtë BE-së, dhe do të ketë më shumë kontroll mbi kufijtë e saj.
Farage u përpoq të injektonte tek nejrëzit dhe politika përfitimet e daljes së vendit nga BE nëprmjet një dokumentari. Shfaqja e pazakontë në Leicester Square u ndoq me interes nga mbështetësit e BREXIT dhe politikanët që panë premiërën e dokumentarit.
Tashmë fjalimet e përditshme të politikës flasin “pasoja të tmerrshme” të largimit nga BE ose një ‘të ardhme të ndritshme” për vendin. Por këto argument nuk janë dëgjuar nga publiku. Sondazhet e realizuar në muajt e fundit parashikojnë një rezultat të ngushtë.
Sondazhet tregojnë gjithashtu se pjesëmarrja e elektoratit të ri në moshë do të jetë një element kyç i rezultatit përfundimtar më 23 qershor. Deri më tani gjashtë nga shtatë sondazhet e publikuar në javën e fundit sjellin optimizëm për mbetjen e Britanisë në BE.