Pogradec, një vajzë e komunitetit rom fiton kurorën e Miss Enkelana 2016

Ka përfunduar suksesshëm edicioni i parë i Miss Enkelana 2016 që u zhvillua mbrëmjen e sotme në Pogradec.
Spektakli është fituar nga Maria Zeme,vajza nga komuniteti rom që ka dalë më e bukura e mbrëmjes. Ajo lënë pas 22 konkurrente të tjera që garonin në këtë event.
Spektakli ofroi emocione të mëdha jo vetëm për vajzat por edhe për të pranishmit. Përzgjedhja është bërë nga një juri me kryetar Petri Bozo.
Fituesja e këtij konkursi, Maria Zeme, automatikisht është pjesëmarrëse në Miss Shqipëria 2016 ku do të përfaqësoje qytetin e Pogradecit.



Please follow and like us: