Pse disa persona i kanë sytë blu?
Nëse e keni menduar ndonjëherë se pse disa persona, kjo ndodh sepse ata kanë të njëjtin mutacion gjenetik me njeriun e parë që e ka pasur në Epokën e Gurit, rreth 7000 vite më parë.
Shkencëtarët e kanë vlerësuar atë si njeriu i parë që ka pasur sytë blu pasi u gjet në vitin 2006 në një shpellë në veriperëndim të Spanjës.
Testet e mëvonshme provuan se ai kishte gjene të lëkurës së errët që gjendet në Afrikë, por më tepër lidhej me skandinavët e ditëve të sotme sesa me evropianët e tjerë.
Zbulimi i publikuar tek “Journal Nature” është arritur gjithçka nisur nga fragmenti i ADN-së të nxjerrë nga dhëmbi i burrit.
Surpriza më e madhe ishte zbulimi se ai posedonte versionin afrikan të gjeneve që përcaktoi më pas pigmentin e bardhë të evropianëve të sotëm.
Por edhe më surprizues është fakti se gjetën edhe variante gjenetike që prodhojnë sytë blu tek njerëzit e sotëm.
Sytë blu te njerëzit modernë lidhen me mutacionin e njëjtë të gjeneve të quajtuar HERC2.
Nëse ti ke këtë mutacion në të dyja kopjet e kromozomeve, atëherë ti do të kesh me siguri sy blu. Ky ishte edhe rasti i këtij individi, i cili deri më tani njihet si njeriu më i vjetër që ka qenë me sytë blu.
Një studim i mëparshëm, në vitin 2008, zbuloi se mutacioni gjenetik më i hershëm që ka sjellë sytë ngjyrë blu ka ndodhur rreth 10.000 vite më parë tek personat që kanë jetuar përreth Detit të Zi.