Albspirit

Media/News/Publishing

Qeveria: E vërteta e avionëve që fluturuan në Seman

Partia Demokratike, përmes një deklarate të deputetit Flamur Noka, pretendon se ditën e diel në plazhin e Semanit kanë lëvizur e janë ulur avionë të vegjël të cilët transportonin drogë. Sipas Nokës ata janë shoqëruar nga policia e cila ka bllokuar kalimin e qytetarëve në këtë zonë. Noka shtoi se kjo bëhet me urdhër direkt të Tahirit i përfshirë në trafikun e drogës.

Ka reaguar qeveria që thotë se nga të dhënat e “Albcontrol” konfirmohet se dje, në hapësirën shqiptare dhe konkretisht ne pjesën Jugperëndimore- Perëndimore kanë fluturuar 4 avionë VFR të cilët janë nisur nga aeroporti i Korfuzit (LGKR), për në aeroportin e Tivatit (LYTV).

Qeveria thotë se ndryshe nga çka pretendon Partia Demokratike, në asnjë rast nuk ka pasur ulje në territorin shqiptar.

“Të katër këto fluturime kishin plotësuar plan të rregullt fluturimi ku parashikonin hyrjen në hapësirën shqiptare nga pika Pitas dhe daljen nga pika Rodon. Parashikimi i kohës së daljes varion ne varësi të rrugës, kushteve meteorologjike, shikueshmërisë apo turbulencave. Në planin e fluturimit pilotët kanë kërkuar të fluturojnë përgjatë vijës bregdetare, ndërkohë që trafiku është menaxhuar normalisht nga kontrollori në sektorin e APP” – thuhet në reagimin e transparenca.al e cila ka publikuar edhe tabelën e mëposhtme.

Please follow and like us: