Albspirit

Media/News/Publishing

Rama shmang Kokëdhimën nga zgjedhjet në PS

 


Kryeministri Edi Rama shmang Koço Kokëdhimën nga zgjedhjet në PS

Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima, nuk do të jetë më koordinatori i vetëm i qarqeve Vlorë-Gjirokastër.

Me vendim të kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, disa nga anëtarët e kryesisë janë deleguar në disa prej njësive vendore të vendit, për të monitoruar procesin e zgjedhjes së kryetarëve të degëve të PS-së.

Kreu i selisë rozë, Edi Rama, ka vendosur që Kokëdhima në Vlorë të dublohet nga Ministrja e Mbrotjes, Mimi Kodheli, e cila do mbulojë nga afër procesin e zgjedhjes së kryetarit të PS për këtë qytet dhe njësitë e tjera vendore të qarkut.

Ndërkohë Rama ka vendosur ta dublojë Kokëdhimën edhe në qarkun e Gjirokastërës. I përzgjedhuri i Ramës për këtë mision do të jetë Ministri i Çështjeve Vendore Bledi Çuci.

Ky i fundit do merret me monitorimin e procesit të zgjedhjes së kryetarit të degëve së PS në këto rrethe.  Këto lëvizje erdhën në një kohë kur Gjykata Kushtetuese mori vendimin për heqjen e mandatit deputetit Koço Kokëdhima.  Deputeti Kokëdhëma gjatë kohës që ishte koordinator për qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës pati përplasje të shumta me bazën por edhe me deputetët socialistë

Please follow and like us: