Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA i heq Vietnamit embargon e armëve

 

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, në Hanoi të Vietnamit.

Shtetet e Bashkuara do të heqin plotësisht embarogn e eksportit të armëve në Vietnam, të vjetër disa dekada.

Duke folur në Hanoi, presidenti Barack Obama ka thënë se ky veprim ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve me ish-armikun e luftës dhe eliminimin e “gjurmëve të vazhdueshme të Luftës së Ftohtë”.

Embargoja e armëve është hequr pjesërisht në vitin 2014.

Vizita tridtëshe e Obamës në Vietnam vjen 41 vjet pas përfundimit të Luftës së Vietnamit, në të cilën SHBA ka bërë përpjekje të pengojë vendosjen e regjimit komunist në Vietnamin Jugor.

Disa milionë vitenamezë – civilë, luftëtarë komunistë dhe ushtarë të Vietnamit Jugor – janë vrarë, ashtu si edhe mbi 58,000 ushtarë amerikanë.

Me përfundimin e luftës në vitin 1975, komunistët kanë marrë kontrollin e gjithë Vietnamit.

Please follow and like us: