Tjetër çmim për Adele, vlerësimet në “Billboard Music”
Nuk reshtin sukseset për këngëtaren e mirënjohur britanike Adele. Eventi i rëndësishëm muzikor i “Billboard Music Awards”, i cili u organizuar Las Vegas , i dha asaj çmimin “Top artist”.
Nuk vonoi shumë dhe pas ceremonisë, Adele menjëherë firmosi kontratën më të bujshme muzikore të bërë ndonjëherë, plot 90 milionë paund me kompaninë “Sony records”. Ishte pikërisht albumi 25 me hitin “Hello”, i cili i dha britanikes 28-vjeçare suksesin më të madh të momentit.
Po ashtu, këngëtari kanadez “The Weeknd”, mori dy çmime në “Billboard music”, këngëtari më i mirë “R and B” dhe artisti më i mirë në top 100. Këtë të fundit “The Weeknd” ia dedikoi legjendës së muzikës Prince, i cili ndërroi jetë në muajin prill.
Celine Dion performoi për herë të parë pas humbjes së bashkëshortit dhe me lot në sy mori në duar çmimin “Icon”, të cilin e mori surprizë nga djali i saj Rene-Charles. Pas nuk ngelën as Justin Bieber, i cili mori çmimin “Artisti më i mirë mashkull”, apo Rihanna, e cili fitoi çmimin e publikut dhe fansave.