Albspirit

Media/News/Publishing

4 grupe polifonike në Bienalen e Venecias

4 grupe polifonike ushtojnë për disa muaj në Bienalen e Venecias

4 grupe polifonike shqiptare do të performojnë në Bienalen e Venecias, që do të çelet më 28 maj dhe do të mbahet deri më 27 nëntor 2016.

Bienalja e kuruar nga Simon Battisti, Leah Hitman-Salkin dhe dizenjuesit Åbäke vjen me këtë ide të mrekullueshme që lidhet me trashëgiminë kulturore shqiptare, shkruan Shqiptarja.com.

Në Venecia do të performohen këngë polifonike me tekste nga personalitetet më të njohura të artit botëror si Yanis Varoufakis, Etel Adnan, Mourid Barghouti, Michel Butor, Ornela Vorpsi, Anri Sala, etj.

Këngët në pllaka gramafoni 30cm do dëgjohen gjatë gjithë kohë që mbahet Bienalja. Kuratori i grupit të Pilurit në Bienale, Kristo Cipa zbulon një detaje nga njëra prej këngëve polifonike, të kuruar nga anglezi Simon Battisti dhe Leah Ëhitman-Salkin Kënga labe me nota erotike dhe humori “Tëzë-mëzë, tëzë-mëzë, zuri korbi një thëllëzë” do të interpretohet nga grupi i grave të Pilurit.

Sipas Kristo Cipës kënga përshtatet shumë mirë në variantin rock, edhe për mënyrën si këndohet. Ja disa nga vargjet: “Zuri korbi një thëllëzëÇ’e do korbi atë thëllëzëTë loz dhe te qeshë me tëzë.Si e mori, ku e shpie. E të tjeraKënga ka një përputhje me polifoninë origjinale e traditës.

Please follow and like us: