Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet “konsulli”, e mbushi Gjermaninë me persona problematikë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Policinë e Kosovës, pas një hetimi proaktiv 3-mujor, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar” Schengen “, ku kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit Halil Bafti 50 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Bafti gjatë kësaj periudhe, ka mundësuar kalimin në mënyrë të paligjshme të rreth 100 shtetasve, me probleme në zonën “Schengen”, nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe të Kosovës në drejtim të Gjermanisë, me qëllim fitimin e statusit të azilkërkuesit, kundrejt shumës 500 – 3 000 €.
Në ngarkim të Baftit, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë, ka nxjerrë urdhër ndalimi për konsumim të veprës penale“Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”parashikuar në nenin 298 të Kodit Penal.
Vijojnë hetimet e mëtejshme për zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.
Please follow and like us: