Dështimi që na bën mirë
Përvojat negative, të njohura ndryshe si dështimet, jo gjithmonë janë aq negative dhe të dëmshme. Është vërtetuar se kjo lloj ndjesie përbën një faktor të pavetëdijshëm që çon drejt motivimit, frymëzimit, dhe prekjes së suksesit. .Në ceremoninë e 88-të të dhënies së çmimeve Oskar, Leonardo Di Caprio fitoi çmimin e aktorit më të mirë, duke përmbushur kështu ëndrrën e tij shumëvjeçare. Në 22 vitet e fundit, ai ishte nominuar 4 herë si kandidat për këtë çmim, por asnjëherë nuk e fitoi.
Ky çmim ishte kompensim fati për Di Caprio-n apo sukses i arritur pas përpjekjeve 22-vjeçare?
Shumë fansa të tij u mrekulluan pa masë për këtë fitore dhe vlerësuan aftësinë psikologjike të këtij aktori të njohur.
Në fakt, humbja është një fenomen i pashmangshëm në jetën tonë. Çdo person do të preket në mënyra të ndryshme nga ndjenja e humbjes. Disa njerëz dëshpërohen për dashurinë e humbur, e disa të tjerë bëjnë autokritikë të ashpër për rastet e humbura në shkollë apo punë. Si rezultat, shumë të rinj kanë grumbulluar shqetësime dhe tensione pas këtyre përvojave të hidhura.
“Në fundjavë organizohet një ndeshje e rëndësishme futbolli, dhe s’mund ta lë pa e parë.” Kështu i thoshte vetes studenti Xiao Liu për disa ditë me radhë. Por deri në fundjavë, ai nuk mund të shikojë këtë ndeshje pasi i dolën shumë punë të tjera. Xiao Liu-s i erdhi keq për humbjen e këtij rasti.
Ka shumë prej nesh që duam të marrim pjesë në takime të rëndisishme, të dalim me miqtë, të shkojmë në kinema apo të udhëtojmë në vende të tjera. Nëse nuk i bëjmë këto, atëherë mund të ndihemi keq, sikur nga mungon dipka, dhe na mbështjell një ndjenjë mungese, kemi luhatje humori, keqardhje, bëjmë autokritikë dhe vetëfajësi etj.
Ky humor quhet “frika e humbjes”. Në fakt, kjo është një përvojë që zmadhon tepër rëndësinë e gjërave të humbura dhe zvogëlon atë të fituarat. Ka shumë njerëz sot, për të mos thënë pjesa më e madhe që fokusohet tek gjërat që kanë humbur dhe jo tek ato që kanë fituar, fokusohen tek gjërat në nuk kanë dhe jo tek ato që kanë etj, e këro mendime janë rrënja e dëshpërimit në jetë.
“Frika e humbjes” lidhet ngushtë me kujtimet e kaluara personale, si humbja e disa gjërave të rëndësishme. Për shkak të frikës nga përsëritja e kujtimeve të humbjes, njerëzit bëhen tepër nervozë për humbjen e rasteve sado të vogla.
Xiao Wang është një student pasuniversitar. Por universiteti ku ai po mëson, nuk është përzgjedhja e tij e parë. Rezultati i tij në provimet për mësimet pasuniversitare nuk arrin në sta
ndardin e universitetit që ai do donte të studionte. Ai u has me probleme në provimet pasuniversitare. Por pas këtij dështimi, ai mësoi me zell dhe nuk mungoi asnjë leksion. Në fund, ai u diplomua me rezultate të shkëlqyera për master, deri tek titulli doktor.
Nga përvoja e Xiao Wang-ut, mund të shohim se dështimi në jetë ka ndikimin e tij pozitiv, pasi çdo gjë e keqe e ka një të mirë dhe çdo gjë e mirë e ka një të keqe.
Dështimi në jetë është pjesë e pashmangshme. Leonardo Di Caprio humbi 4 herë çmimin e aktorit më të mirë, por përsëri nuk u dorëzua. Në një prej ceremonive të dhënies së çmimeve Oscar, Walter Matthu ia rrëmbeu Di Caprios këtë çmi, por përsëri e përqafoi në shenjë ngushëllimi. 4 humbjet e Leonardos për këtë çmimi u bënë fokusi i medieve botërore. Por, pas këtij dështimi, Leonardo vazhdoi përpjekjet e tij në rolin shumë të vështirë të filimit “Wild Hunter”. Ai bëri sakrifica të mëdha me flokë të çrregullt, i zhytur shpesh në një lumë me ujë të ftohtë, ku dhe u ftoh disa herë. Pas përpjekjeve dhe sakrificave të mëdha, ai arriti të fitojë çmimin e jetës.
Sa herë ndodh që shumë prej nesh mund të kenë provuar shijen e hidhur të këtyre eksperiencave, që sa herë i përjetojmë na duket se po prekim fundin e botës, por që në fakt janë vetëm fillimi i një rruge dhe mundësie të re e mbushur me plot të papritura, që në shumicën e rasteve janë më interesante se të parat.
Të dështosh, ndonjëherë, na bën vërtet mirë pasi kështu mësojmë se si të jemi më të frymëzuar, më të motivuar, më të rritur, duke gjetur mënyrën se si të hapim dyer të reja për t’u përballur me realitete më të bukura. Në fund të fundit, le ta pranojmë që suksesi i vazhdueshëm të jep në mënyrë të pandërgjegjshme ndjesinë e të pëlqyerit të vetes, në raste të shumta më shumë se ç’duhet. Ndaj, dhe nëse dështojmë, kuptojmë se ndonjëherë na duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Të dështuarit mbetet një eksperiencë që ka vlerën e saj.
Në Kinë ka një shprehje “kur merr një gjë, do humbasësh një gjë tjetër”. Jeta jonë nuk është perfekte dhe të mençurit kuptojnë çfarë duan në jetë dhe nga çfarë duhet të heqin dorë. Në jetë përballemi me shumë zgjedhje, prandaj duhet të vlerësojmë gjërat më prioritare dhe të bëjmë dallimin nga të tjerat. Duhet të heqim dorë nga vogëlsirat dhe planifikojmë me kujdes punën dhe jetën tonë. Çdo ditë, duhet t’i themi vetes se duhet t’u kushtojmë vëmendje të madhe gjërave më të rëndësishme dhe të shpërfillim vogëlsirat e parëndësishme.
Tek ne ekziston frika e humbjes, shumë frikësohen nga mungesa e të gjitha informacioneve, për shembull, si mesazhi i celularit, mungesa e telefonit, një takim i thjeshtë, informacionet e internetit etj. Bota jonë është ndryshuar thellësisht nga interneti, celulari dhe teknologjia e informacionit. Jemi rrethuar nga informacione të shumta, që na kanë ofruar shumë favore, por në fakt jeta jonë është mbushur edhe me informacione të pavlefshme. Për shembull, një person ka harruar një ditë celularin e tij në shtëpi. Atë do ta zë një ndjenjë paniku për humbjen e mesazheve të rëndësishme në këtë ditë dhe shqetësohet shumë gjatë gjithë ditës. Në fakt ai nuk mendon për gjë tjetër vetëm për mesazhet e humbura. Sapo kthehet në shtëpi puna e parë që bën kontrollon celularin dhe sheh që nuk ka ardhur ndonjë mesazh i rëndësishëm. Ai nuk humbi asnjë informacion të rëndësishëm, por humbi humorin e mirë gjatë ditës pa celular.
Në fakt, duhet të heqim dorë nga informacioni i tepërt i panvojshëm. Çfarë është më e rëndësishme në jetën tonë? Në fakt, e tanishmja, ky moment që po përjetoni tani është momenti më i çmuar dhe përjetoheni atë plotësisht pasi nuk kthehet më. (Xu Guang/Albana)